Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Reforma në shëndetësi ka nisur të jap sinjalet Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Reforma në shëndetësi ka nisur të jap sinjalet Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Pacientët nga Shërbimi Korrektues me Ligjin për Shëndetësinë do të jenë përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë. Sot u nënshkrua edhe marrëveshja mes Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Shëndetësisë për bartjen e kompetencave për trajtimin e klientëve të shërbimit korrektues.


Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani konsideron se reforma e nisur në sistemin shëndetësor ka nisur të jap sinjalet e saj. Këtë e mbështet edhe marrëveshja e nënshkruar sot për bartjen e kompetencave për pacientët e Shërbimit Korrektues, nga Ministria e Drejtësisë në atë të Shëndetësisë. Ministri Agani tha se ky është një hap i mirë drejt avancimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Kosovës.

“Që dy ministritë po e bëjnë një lëvizje cilësore në drejtim të përmirësimit të shëndetit të klientëve të shërbimit korrektues, në drejtim të barazimit me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Mendoj se marrëveshja do të na qoj në drejtim të përpilimit të shpejtë të akteve nënligjore që do të rregullojë edhe më në detaje funksionimin e këtij shërbimi brenda sistemit shëndetësor në vend”, theksoi ai.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është shprehur i bindur se të burgosurit do të kenë shërbime më të mira shëndetësore dhe të barabarta me gjithë qytetarët e Kosovës.

“Praktikisht kjo nënkupton që të burgosurit që kanë probleme shëndetësore do të kenë përkujdesje jo vetëm të atij stafi shëndetësor që ka qenë deri më tani por për të gjithë sistemin shëndetësor deri më tani dhe po ashtu nënkupton që nuk ka nevojë për transportim të shpeshtë edhe në qendrat spitalore çfarë ka qenë më herët por do të jetë një veprim i till edhe aty ku duhet”, tha ai.

Kjo marrëveshje e nënshkruar midis dy ministrive është në pajtim me rekomandimet që ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum