Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Ministria e Drejtësisë e mirëpret progresin e vlerësuar nga DASH Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Ministria e Drejtësisë e mirëpret progresin e vlerësuar nga DASH Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ministria e Drejtësisë e mirëpret progresin e vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar për vitin 2012. Me theks te veçantë vlerëson me notë pozitive hyrjen në fuqi të Kodit të ri Penal dhe Kodit të ri të Procedurës Penale, kode të cilat janë sponsorizuar nga Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ndërsa hartuar nga Ministria e Drejtësisë.


Kode të cilat rrisin dënimet për krimet të lidhura me terrorizëm dhe lejohet ndjekja ligjore e terroristëve. Gjithashtu Kodi i ri i Procedurës Penale u jep autoriteteve të Kosovës elasticitet më të madh për të hetuar veprat penale në fazat e planifikimit.

Ky vlerësim pozitiv për Republikën e Kosovës është inkurajim që edhe më tej të mbetemi të përkushtuar për të krijuar infrastrukturën bashkëkohore ligjore, e cila ka si synim fuqizimin e rendit dhe ligjit në Kosovë dhe luftimin e terrorizimit ndërkombëtar.

Në këtë raport në mes tjerash thuhet se Qeveria e Kosovës ka vazhduar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkëpunim i cili ka shënuar progres në luftën kundër terrorizmit dhe në shumë fusha të tjera.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum