Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Dardan Berisha bëhet i Sigal Prishtinës Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Dardan Berisha bëhet i Sigal Prishtinës Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Skuadra e Sigal Prishtinës ka prezantuar përforcimin e radhës për edicionin e ri, në të cilin do të debutojë edhe në Ligën Ballkanike. Pjesë e klubit bardhekaltër është bërë basketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha, i cili në edicionin e kaluar e udhëhoqi Pejën deri te titulli i kampionit.



Ndonëse transferimi i tij në kryeqytet ka ngjallur reagim të madh tek tifozët pejan, Berisha në konferencën për media me rastin e prezantimit në fanellën bardhekaltër është shprehur i lumtur që do ta ketë rastin ta ndihmojë Sigal Prishtinën në Ligën Ballkanike.

”Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e Sigal Prishtinës. E kam pranuar ofertën e këtij klubi, ngase dua ta përfaqësojmë sa më mirë Kosovën në Ligën Ballkanike. Këtë e vlerësoj si përgjegjësinë më të madhe në karrierë dhe do të jap maksimumin tim”, ka theksuar Dardan Berisha.

Ai më pas ka falënderuar drejtuesit e Pejës, sipas të cilit janë treguar tejet korrekt gjatë tërë kohës sa ishte pjesë e klubit, por edhe në ditët e fundit kur ishte në negociata me Sigal Prishtinën.

Në anën tjetër, kryetari i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci, ka theksuar se synojnë të krijojnë një skuadër të denjë për sfidat ballkanike. ”Projekti ynë ka për qëllim që ta përfaqësojmë në mënyrën më të mundshme basketbollin kosovar në Ligën Ballkanike dhe të lëmë gjurmë”, ka thënë Stavileci.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum