Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Akademia Diplomatike bëhet me shtëpi Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Akademia Diplomatike bëhet me shtëpi Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Akademia Diplomatike bëhet me shtëpi Empty Akademia Diplomatike bëhet me shtëpi Mon Jun 03, 2013 1:03 am

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Kuvendi i Prizrenit ka marrë vendim që shtëpia e Shuaip Spahiut ish ministrit të financave në Lidhjen Shqiptare te Prizrenit t’i jepet Akademisë Diplomatike të Kosovës në shfrytëzim. Akademia diplomatike pritet të fillojë shpejtë me punën, ndërsa për shkak të kontesteve pronësore nga familjaret, komuna do e bëjë edhe shpronësimin e pronës. Kërkesa që shtëpia e Shuaip Spahiut t’i jepet Akademisë Diplomatike ka ardhur nga Ministria e Jashtme theksojnë zyrtaret komunalë.


Shtëpia e ish -ministrit të financave në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Shuaip Spahiut e cila është rinovuar nga komuna e Prizrenit do shndërrohet në Akademi Diplomatike të Kosovës. Vendimin e ka marrë Kuvendi i Prizrenit, pas një kërkese që kishte marrë nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës. Kryesuesi Nijazi Kryeziu tha për Radio Kosovën se ky akt do i bënte nder jo vetëm Prizrenit por edhe vetë figurës së Shuaip Spahiut, ndërsa paralajmëroi për mënyrën e shpronësimit të pronës trashëgimtarëve legjitimë.

Ndërkaq shefi i Grupit të kuvendarëve të LDK-së, Haziz Hodaj tha për Radio Kosovën se vënia në funksion e Akademisë Diplomatike është e një rëndësie të veqantë, mirëpo shprehu drojën se procedura e shpronësimit mund të merr kohë.

Edhe kuvendari Parim Kosova e përshëndeti këtë akt të Kuvendit të Prizrenit Akademia Diplomatike e Kosovës është themeluar vitin që shkoi me një vendim të ministrit të punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj. Ndonëse është bërë emërimi i Drejtorit, për shkak të mos sigurimit të lokacionit Akademia nuk ka mundur të fillojë punën.

Akademia ofron hartimin e dokumenteve të rëndësishme strategjike, trajnime për stafin diplomatik dhe qytetarët, e po ashtu do të organizojë edhe konferenca e seminare të ndryshme shkencore, politike e diplomatike rreth Kosovës dhe mbi Kosovën. Akademia Diplomatike megjithatë nuk ofron studime të rregullta siç ofrojnë universitetet.
Kroniken mund ta ndiqni në "INFO PLUS" në orën 16:00, në Radio Kosovë

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum