Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger (63-vjeç) ka paralajmëruar që edhe pas përfundimit të edicionin të ardhshëm dëshiron të qëndrojë në krye të “Topçinjve”.
Francezi e drejton Arsenalin që nga viti 1996 dhe pas pensionimit të Aleks Fergusonit e ka marrë statusin e trajnerit më ‘jetëgjatë’ në Ligën Premiere. Kontrata e tij e tanishme i skadon në verën e ardhshme, por ai shpreh dëshirën për ta vazhduar qëndrimin në “Emirates” edhe pas verës së ardhshme.
“I qëndroj besnik idesë për të mbetur pjesë e Arsenalit. Kam biseduar për këtë çështje me drejtorin Ivan Gazidis dhe gjithçka po shkon në rrugën e duhur. Megjithatë, nuk e kam ndërmend ta shfrytëzoj jetëgjatësinë time në klub si përparësi për të qëndruar në këtë pozitë. Kontrata ime do të varet vetëm prej rezultateve të punës sime”, ka theksuar Venger.
“Nuk them me siguri të plotë që do të jem këtu edhe në edicionin e ardhshëm. Kur e kam nënshkruar kontratën e fundit dhe atë paraprake, e kam ditur se klubi po kalonte në një periudhë të ndjeshme, ngase kishim më pak mjete financiare. Sfida për ne ishte që të mbesim në mesin e skuadrave të kreut dhe të sigurojmë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Por, tash po dalim nga ajo periudhë dhe shpresoj se në dy apo tri vitet e ardhshme sërish do të luftojmë për titullin e kampionit në Ligën Premiere”, ka shtuar trajneri francez.
(RTK)