Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Thaçi: Kam luftuar në anën e drejtë të historisë Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Thaçi: Kam luftuar në anën e drejtë të historisë Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
E përditshmja amerikane The New York Times, në botimin e sotëm i bën një portret kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, si një ish luftëtar dhe komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që aspiron trashëgiminë e burrshtetasit.



”Kam luftuar në anën e drejtë të historisë për çlirimin e popullit tim nga tirania kundër një armiku të pamëshirshëm që bënte përpjekje për kryerjen e një gjenocidi masiv,” citohet të ketë thënë Thaçi për të përditshmen njujorkeze.

Gazeta më tej shkruan se ”kur Thaçi drejtoi luftën e përgjakshme guerile nga malet e vendit të tij të varfër ai ishte aq i aftë t’i shmangej kapjes nga armiku sa bashkëluftëtarët filluan ta thërrisnin Gjarpër”.

Gazeta më tej thotë se nga Brukseli dhe Washingtoni sot ai konsiderohet një Gerry Adams i Ballkanit që po e çon vendin drejt
Evropës dhe emri i tij po përmendet bile edhe si një kandidat për Çmimin Nobel për Paqe, ndonëse për këtë nuk ka gjasa. Më tej gazeta sjellë deklarata njerëzve nga Serbia ku thuhet se shumica e shfaqin urrejtjen ndaj tij duke e konsideruar si një kriminel të paaukuzar lufte.

Shkrimi nuk e kursen Thaçin edhe nga përmendja e raportit të Këshillit të Evropës ku ai akuzohet për udhëheqje të grupit që tregtonte armë, heorinë dhe organe të njerëzve gjatë kohës së luftës (pra raporti famkeq i Dick Marty-të) akuza të cilat ai dhe qeveria e tij kanë quajtur ‘të neveritshme,’ shkruan gazeta.

”Diçka e tillë kurrë nuk ka ndodhur dhe nuk kemi asgjë për të fshehur,” deklaron Thaçi, i cili nënvizon se i beson ‘të vërtetës dhe drejtësisë”.

Gazeta në këtë portret të gjatë shkruan edhe për prejardhjen e tij nga Drenica dhe familjen shumanëtarëshe me traditë luftarake kundër regjimeve shtypëse në Kosovë.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum