Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Thaçi kërkon mbështetjen e Britanisë së Madhe për MSA Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Thaçi kërkon mbështetjen e Britanisë së Madhe për MSA Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku kanë zhvilluar një takim në Londër me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague.



Gjatë këtij takimi, Kryeministri Thaçi e ka njoftuar Sekretarin Hague për marrëveshjen historike, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe ka falënderuar atë për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe në këtë dialog dhe në fazat paraprake të konsolidimit të shtetësisë së Kosovës.

Kryeministri Thaçi shtoi se aq sa ka qenë e rëndësishme arritja e marrëveshjes, është edhe implementimi i saj, sipas kornizës kohore, të dakorduar në muajin e kaluar. Për këtë qasje nga zbatimit të marrëveshjes u pajtua plotësisht edhe Sekretari Hague.

Thaçi po ashtu përmendi faktin se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë është bërë në funksion të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetëror me Serbinë, por edhe për të avancuar rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkim Evropian.

Në këtë kuadër, Kryeministri Thaçi kërkoi mbështetjen e Britanisë së Madhe për marrjen e pëlqimit nga BE-ja në fund të këtij muaji për nisjen e negociatave për nënshkrim të MSA-së mes Kosovës dhe BE-së.

Kryeministri Thaçi e falënderoi Sekretarin Hague për mbështetjen e tij personale dhe të qeverisë britanike për avancimin e mëtejmë të procesit të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës dhe anëtarësimit të Kosovës në trupat e ndryshëm ndërkombëtar dhe rajonal.

Kryeministri Thaçi dhe Sekretari Hague u pajtuan që të thellojnë tutje marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, si dhe rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe investimet britanike në Kosovë.

Gjatë vizitës dy ditore në Londër, Kryeministri Thaçi është takuar po ashtu edhe me disa nga anëtarët aktiv të Grupit Gjithëpartiak në Parlamentin Britanik për Kosovën.

Gjatë bisedës me disa Lordë dhe Anëtarë të Parlamentit, Kryeministri Thaçi kërkoi mbështetjen e tyre në proceset integruese të Kosovës, si dhe fuqizimi të pozitës ndërkombëtare të Kosovës, dhe thellimi të bashkëpunimit bilateral.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum