Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Beqaj: Kosova relativisht e mbrojtur nga kriza Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Beqaj: Kosova relativisht e mbrojtur nga kriza Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ministri i Financave, Besim Beqaj ka thënë sot në Beçiq të Malit të Zi se Kosova në tërësi ka arritur të mbetet relativisht e mbrojtur nga kriza në eurozonë, për shkak të një lidhjeje të kufizuar financiare dhe tregtare me vendet që janë në krizë dhe si rezultat i prurjeve të fuqishme rrjedhëse dhe të kapitalit nga diaspora e Kosovës, dhe se ekonomia e Kosovës ka vazhduar të rritet me ritme të shëndetshme, ndër më të lartat në rajon.


Duke marr pjesë në samit si i barabartë me të gjithë pjesëmarrësit tjerë, ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të regjionit, ministri Beqaj ka theksuar se sistemi bankar vazhdon të jetë i mirë-kapitalizuar, likuid dhe fitimprurës.

“Sa i përket aktivitetit ekonomik, perspektiva duket të jetë disi më premtuese. Ne presim një rritje të fuqishme gjatë vitit 2013, e nxitur nga një kontribut modest i investimeve, nga rikthimi i eksporteve, si dhe nga forcimi i konsumit i mbështetur nga remitencat dhe prurjet tjera nga diaspora kosovare. Përveç kësaj, përkushtimi ynë për menaxhimin e disiplinuar fiskal, për ruajtjen e një niveli adekuat të bilanceve bankare të qeverisë, për forcimin e kuadrit ligjor dhe rregullator për sistemin financiar të Kosovës, për mbikëqyrjen e kujdesshme financiare, si dhe për reformat strukturore me qëllim të rritjes së konkurrencës, pritet të kontribuojë më tej për një arritje më të lehtë të niveleve të potencialit tonë të rritjes ekonomike”, ka thënë ministri Beqaj.

Ai ka shtuar se edhe pse Kosova nuk vuan nga barra e rëndë e borxhit (rreth 9% e BPV-së), synohet një deficit primar prej jo më shumë se 2% të BPV-së në periudhën afatmesme.

“Për të siguruar që do të kemi financa të shëndosha publike, kemi disenjuar një kornizë fiskale të bazuar në rregulla që është ligjërisht detyruese, e cila do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. Ne besojmë që ky dhe veprimet e tjera janë një hap i rëndësishëm drejt menaxhimit të disiplinuar fiskal dhe rritjes së besimit të investitorëve në letrat me vlerë të qeverisë të lëshuara kohët e fundit, si mënyrë e cila do të ruajë koston tonë të ulët të huamarrjes nga tregjet”, tha ministri i Financave.

Ministri Beqaj ka potencuar se Kosova e njeh mirë rëndësinë dhe kontributin e sistemit financiar në sektorin real dhe se është e vetëdijshme për rëndësinë e besimit dhe besueshmërisë në sistemin bankar që duhet ruajtur.

“Për të ruajtur besimin si të tillë, kemi ndërmarrë masa shtesë për të forcuar skemën e sigurimit të depozitave dhe krijimin e asistencës emergjente të likuiditetit, fonde këto që do të jenë në dispozicion për institucionet që potencialisht do të ndeshen me situatat e paaftësisë së pagesave. Për më tepër, kemi ngritur një plan për të zbatuar rekomandimet kyçe nga vlerësimi i fundit i stabilitetit të sektorit financiar, me synimin për të forcuar më tej qëndrueshmërinë e sistemit tonë financiar”, ka thënë i pari i financave të vendit.

Ministri Beqaj ka thënë se Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Financave, ka punuar vazhdimisht në reformimin e sistemit të taksave dhe të akcizës. Në këtë kontekst, Kosova ka prezantuar një sistem të thjeshtë dhe efikas tatimor me norma të ulëta tatimore për të mbështetur aktivitetet e prodhimit në ekonomi, që kanë rezultuar në efekte pozitive përmes rritjes së konkurrueshmërisë së sektorit privat.

“Unë konsideroj që dialogu publik - privat është çelësi për rezultatet e suksesshme të reformave të ndërmarra. Në këtë dritë, kemi punuar në Ligjin për përjashtimet doganore ku një numër i lëndëve të para, i makinerive dhe i linjave të prodhimit, dhe paketimet, janë liruar nga taksat doganore me qëllim të mbështetjes së prodhimit vendor dhe për të kontribuar në rritjen e nivelit të eksporteve në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Beqaj ka thënë se edhe në të ardhmen shikimi dhe përpjekjet duhet të drejtohen për të mbështetur sektorin privat, me fokus të veçantë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si entitete që konsiderohet të jenë motor për rritjen ekonomike.

Gjatë Samitit të Beqiqit, ministri Beqaj ka pas takime bilaterale me shumicën e ministrave të financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të regjionit.

Në këtë samit në emër të Bankës Qendrore të Kosovës ka marr pjesë këshilltari kryesor i Guvernatorit , Gani Gërguri, njofton Ministria e Financave.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum