Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

PDK e LDK negociojnë dy palë zgjedhje në 2014-ën? Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

PDK e LDK negociojnë dy palë zgjedhje në 2014-ën? Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Burime brenda dy partive më të mëdha politike, LDK-së dhe PDK-së, nuk e përjashtojnë një skenar për mbajtjen e dy palë zgjedhjeve në pranverën e ardhshme. Analistët thonë se liderët po i kalkulojnë interesat e tyre të ngushta dhe nuk e kanë hallin e qytetarëve.


Pavarësisht se vjeshta i sivjetshme është në kalendarin kushtetues për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale, dilemat që po dalin së fundi me formimin e komunave të reja, zbatimin e marrëveshjes së arritur për veriun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, por edhe një strategji e fshehtë e liderëve politikë për të ruajtur nivelin e ekzistues të pushtetit lokal dhe primatin e tyre autoritar për një kohë më të gjatë, duket që po e shtyjnë vendin në zgjedhje dypalëshe në vitin 2014, në lokale dhe qendrore.

Burime brenda dy partive politike, LDK-së dhe PDK-së, në kushte anonimiteti, nuk e përjashtojnë një skenar të tillë, për faktin se me një bashkim.

“Gjithçka është akoma në letra të hapura rreth përcaktimit të afatit final të zgjedhjeve. Për shkak të implikimit edhe të agjendës në zbatimin e marrëveshjes me Serbinë, nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshje “gjentëlmene” mes liderëve, sepse e lejon edhe Kushtetuta që zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale në Kosovë të mbahen në pranverën e vitit 2014, duke pasur parasysh edhe mundësinë e përmbylljes së shumë proceseve rreth zbatimit të marrëveshjes”, ka thënë një burim i gazetës Kosova Sot.

Përfaqësues të dy subjekteve politike në opozitë, “Vetëvendosje” dhe AAK-së kanë thënë se presioni i tyre i deritashëm, që data e zgjedhjeve lokale të zbardhet në afatin kushtetues ka qenë i mjaftueshëm, por tanimë gjithçka varet nga vendimi i presidentes Jahjaga.
(Kosova Sot)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum