Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

MPB shkel ligjin, s’e themelon Policinë rezervë Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

MPB shkel ligjin, s’e themelon Policinë rezervë Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës nuk janë duke e respektuar ligjin për Policinë, pasi që nga viti 2008 ai i obligon këto dy institucione që ta themelojnë Policinë Rezervë e cila do të kryente punët e reagimit në situata emergjente, katastrofave, reagimit në raste të terrorizmit, e raste tjera të nevojshme.


Zyrtarët e MPB-së e pranojnë se nuk e kanë respektuar ligjin, pasi ai i obligon që nga viti 2008, që ta themelojnë Policinë Rezerve, por nuk kanë sqarime se pse nuk është themeluar deri me tani.

Neni 36 i Ligjit për Policinë parasheh themelimin e Policisë Rezervë, ku pika 1 e këtij neni thotë se, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, me aprovimin e ministrit, themelon policinë rezervë në mënyrë që ta ndihmojë policinë në veprimet e veçanta të sigurisë, e cila përbëhet nga vullnetarët të cilët e nënshkruajnë kontratën me policinë që të jenë anëtarë rezervë dhe janë të kualifikuar dhe të trajnuar të kryejnë detyra policore.

Ndërsa, pika 2 e këtij neni thotë se anëtarët e policisë rezervë mund të angazhohen nga Drejtori i Përgjithshëm me aprovimin e ministrit, ndërsa menaxhimi operacionale i Policisë rezervë është e drejtë vetëm e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Sipas kësaj pike, zyrtarët e policisë rezervë mund të angazhohen në kombinim me zyrtarët e rregullt policorë në rrethana të jashtëzakonshme ose urgjente, siç janë: rastet emergjente publike të rëndësishme, reagimi emergjent ndaj sulmeve terroriste, çrregullimet ose trazirat e mëdha të qytetarëve, reagimet emergjente ndaj rrezikut të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

E, mos respektim të ligjit për themelimin e kësaj force e pranon edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, i cili thotë se ata i obligon ligji që nga viti 2008, por nuk e dinë se pse ka ndodhur kjo neglizhencë.

“Neve që nga 2008-ta na obligon ligji ta formojmë Policinë Rezervë, por thonë më mirë dikur se sa hiq. Edhe mendoj se megjithatë është një e mirë që ky shtet i ri po realizon edhe këtë forcë rezervë jashtëzakonisht serioze dhe jashtëzakonisht të nevojshme për rrethanat tona të Kosovës. Besoj se do të jetë një hap shumë i rëndësishëm drejt konsolidimit të sektorit të sigurisë për menaxhimin e emergjencave dhe katastrofave të ndryshme”, ka thënë Ibishi.

Ndërsa, në anën tjetër, ish drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, thotë se ka ardhur koha që Kosova ta ketë këtë forcë të Policisë rezervë, madje, sipas tij, do të duhej të zgjerohej baza ligjore e saj që do të angazhohej edhe në ruajtjen e kufirit dhe për asistim Policis së rregullt në atë që quhet polici në bashkësi dhe rregullimin e trafikut kur ka nevojë.

“Vonesat sigurisht kanë pasur kuptim për arsye se ne nuk kemi pasur nevojë tash dhe menjëherë për policinë rezerve, sepse duhet ta kuptojmë ajo polici ka shpenzime ndërkohë që ne kemi pasur prioritete tjera dhe kemi pasur lloj lloj mekanizmash tjerë të sigurisë ndërkombëtare e vendore që nuk e kanë parë të domosdoshme si prioritet për ta themeluar sa më parë. Prandaj se ka ardhur koha që t’i hyhet këtij procesi, baza ligjore ekziston dhe të krijohet një polici rezerve e cila do të angazhohej sipas ligjit dhe ligji i lejo ata të angazhohen atëherë kur kemi fatkeqësi qofshin ato natyrore apo të shkaktuara nga njeriu në rastin e prishjes së rendit dhe qetësisë publike në përmasa të mëdha”, shprehet Selimi.

Zëvendësministri Ibishi thotë se kanë paraparë që themelimi të zgjas dy vite, fillimisht me 500 pjesëtarë ndërsa në vitin 2015 ta kenë këtë forcë të kompletuar, të mirë trajnuar dhe të jetë e gatshme të menaxhoj situatat emergjente apo katastrofat.

“Unë shpresoj por edhe ashtu kemi paraparë që në disa faza të formohet kjo polici, edhe pse të jemi real nuk është e lartë kostoja financiare, gjegjësisht në formimin e saj ka disa shpenzime deri në formimin e saj, siç janë trajnimi, uniformimi, që ata do ta kenë në shtëpitë e veta. Ne supozojmë që numerikisht, sipas raportit ose përvojave të rajonit është 1/3 e efektivit apo që nënkupton Kosova t’i ketë 2500 trupa të policisë rezervë”, deklaroi Ibishi.

Për themelimin e Policisë rezervë do të aplikojnë moshat e reja, ata që mund të jenë lëvizës dhe të gatshëm që të pranojnë metoda të zhvilluara, që nënkupton nga mosha madhore deri maksimum 30 vjeç.
(Kosovapress)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum