Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

CDU-ja vendos për Serbinë më 25 qershor Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

CDU-ja vendos për Serbinë më 25 qershor Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1CDU-ja vendos për Serbinë më 25 qershor Empty CDU-ja vendos për Serbinë më 25 qershor Sat Jun 08, 2013 12:10 pm

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Në klubin e deputetëve të Partisë kristiandemokrate të Gjermanisë, CDU, thonë se ende nuk është marrë vendimi për Serbinë. Vendimi i tyre do të merret më 25 qershor.


Para 25 qershorit nuk mund të flitet për ndonjë vendim definitiv të Gjermanisë lidhur me mundësinë që Serbisë t''i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Vendimi i Partisë Kristiandemokrate të Gjermanisë (CDU), për mundësinë që Serbisë t''i jepet drita jeshile për fillimin e negociatave me BE-në, do të merret me 25 qershor, në takimin e deputetëve të kësaj partie.

Kështu shprehen për Deutsche Wellen përfaqësuesit e kabinetit të deputetit kristiandemokrat Günter Kirchbaum, i cili është edhe kryetar i Këshillit të Bundestagut për çështje evropiane.

Në këtë moment nuk mund të flitet për një datë konkrete apo për periudhën të cilën CDU-ja do të propozojë si kohë para marrjes së vendimit definitiv për fillimin e negociatave mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Vendimi do të merret në seancën e Bundestagut me 27 qershor, ndërkohë që qëndrimi definitiv i kristiandemoratëve nuk do të dihet para 25 qershorit.

Ishte ky komenti i përfaqësuesve të kabinetit të Kirchbaum si reagim ndaj njoftimit të agjencisë së lajmeve DPA, ku thuhet se Serbisë nuk do t''i jepet drita jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, para vitit 2014.
(DW)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum