Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, ka theksuar se zhvillimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë meriton të përshëndetet. Deputetëve të Bundestagut shefi i diplomacisë gjermane u ka thënë se personalisht ka krijuar bindje se Prishtina dhe Beogradi dëshirojnë marrëveshje. Sipas tij, megjithë kujdesin e nevojshëm, mund të thuhet se udhëheqësit e Serbisë kanë marrë vendim strategjik.
“Ata dëshirojnë normalizimin me Kosovën dhe në këtë vendim dëshirojmë t’i mbështesim”, ka thënë Westerwelle në debatin për zgjatjen e mandatit të ushtarëve gjermanë në Kosovë.
Duke folur për fillimin e negociatave të Serbisë me Bashkimin Evropian, Westerwelle ka thënë se ka qenë e drejt që kjo çështje të lidhet me normalizimin e marrëdhënieve kosovaro-serbe, raportojnë mediat serbe.
“Mesazhi ynë është i qartë. Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk duhet të vihet në pikëpyetje”, ka theksuar ai.
Duke folur për arritjen e marrëveshjes në Bruksel më 19 prill, ministri gjerman ka theksuar se marrëveshja është hapi i parë, kurse zbatimi i saj është i dyti. Sipas tij, bëhet fjalë për hapa konkret, të prekshëm dhe faktik te implementimit.
“Plani është ambicioz, por ka krijuar edhe dinamikë pozitive dhe të dy palët po tregojnë vullnet politik për normalizim”, ka thënë ai.
Sipas medieve serbe, duke folur për angazhimin e KFOR-it dhe Bundeswerit, ai ka thënë se kjo ka sjellë edhe zgjidhjet politike dhe ka shtuar se perspektiva afatgjatë do të jetë paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor përmes zhvillimeve të përgjegjshme politike.
Sipas tij, situata në Kosovë është e qetë dhe stabile. Ai ka deklaruar se KFOR-i në veri të Kosovës duhet të jetë aktiv pasi që ende ekziston mundësia e përshkallëzimit të situatës atje.
(RTK)