Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Jahjaga: Gratë janë shtylla e progresit Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Jahjaga: Gratë janë shtylla e progresit Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Jahjaga: Gratë janë shtylla e progresit Empty Jahjaga: Gratë janë shtylla e progresit Thu Jun 06, 2013 11:40 am

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mbajti sot një fjalim në hapjen e panelit ministror të Samitit Global të Gruas, në Kuala Lumpur të Malajzisë, në temën e fuqizimit ekonomik të gruas dhe rëndësisë së partneritetit publiko-privat.


Ajo në fjalimin e saj tha se secili gram i të drejtave të cilat si gra i gëzojmë sot, është fituar me punë të rëndë dhe me një qëndrueshmëri të madhe. ”Lufta për të drejtat e grave në të gjitha skajet e botës ka fytyrë të njëjtë, duke e përfshirë edhe regjionin prej nga vij edhe unë - Evropën Juglindore. Më punë të madhe ne jemi duke i ndryshuar stereotipet përbrenda shoqërive tona. Unë me krenari e përfaqësoj një vend i cili para katërmbëdhjetë vitesh doli nga luftërat më gjakësore në Ballkanin Perëndimor, i cili u rigjenerua në paqe duke krijuar një shoqëri inkluzive, duke siguruar që secilit qytetar t’i garantohen të drejta dhe liri të barabarta”, tha ajo.

Sipas saj, në Kosovë janë zhvilluar disa nga politikat më efektive, iniciativa të qëndrueshme drejt transformimit të normave gjinore. ”Është besim i yni se një demokraci e shëndoshë dhe një sistem inkluziv janë mjetet më të mira për një zhvillim të qëndrueshëm”.

Jahjaga tha se gratë në Kosovë sot janë në pozita kyçe dhe gjithnjë e më shumë po bëhen një pjesë me ndikim të madh në procesin e vendimmarrjes. sipas saj, Kosova ka një grua për president dhe dy gra zëvendëskryeministre, një grua e cila udhëheq sektorin e tregtisë dhe industrisë dhe një grua e cila udhëheq procesin e integrimeve në BE. Në parlament, gratë përbëjnë 30 % të anëtarëve të parlamentit.

”Gratë kanë akoma për të bërë për ta fituar pjesën e tyre të barabartë në shoqëri dhe të drejtën që të vendosin vetë për jetët e tyre. Por, ne mbesim të vendosur dhe më unikë se kurrë më parë, siç e demonstron edhe ky samit, në garantimin e faktit se secilit individ duhet t’i jepet shansi për të drejta të barabarta dhe mundësi të barabarta në jetë”, tha ajo.

Sipas saj, fuqizimi i grave dhe vajzave duhet të jetë prioritet për të gjithë liderët botërorë, të cilët duan ta shohin vendin e tyre duke përparuar. Sepse është një paradoks të flasësh për përparim nëse një pjesë e shoqërisë ka ngecur prapa, i është ofruar më pak mundësi dhe është e diskriminuar.

”Kemi para nesh një rrugë shumë sfiduese. Pengesat do të vazhdojnë ta bllokojnë rrugëtimin tonë, por ne do të arrijmë sukses ta shndërrojmë fuqizimin e grave në një realitet gjithandej, në secilin shtet, në secilin qytet dhe në secilin fshat.
Për këtë arsye, sa herë që flasim për fuqizimin ekonomik të grave, ne flasim për forcimin e familjeve tona, për forcimin e komuniteteve tona dhe forcimin e shtetit tonë”, tha Jahjaga në këtë samit.

Sipas saj fuqizimi i grave duhet të bëhet lëvizja sociale e shekullit të 21-të. ”Është e drejtë, është gjë e mençur dhe ne duhet të veprojmë drejt kësaj”.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum