Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Jahjaga: Gratë gjithmonë kanë qenë shtylla e shoqërisë Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Jahjaga: Gratë gjithmonë kanë qenë shtylla e shoqërisë Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Gratë në Kosovë janë të përkushtuara që ta bëjnë Kosovën një ambient të sigurt dhe vazhdojnë të sakrifikojnë dhe të kryejnë detyrat e tyre të rëndësishme ditore për ndërtimin e shoqërisë prosperuse të një vendi ku mbizotëron drejtësia.

Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Grupi i Grave Deputete, me temë “Pjesëmarrja dhe roli i femrës në institucionet e sigurisë në Kosovë˝.

Gratë në Kosovë gjithmonë kanë qenë shtyllë e shoqërisë, duke ndihmuar mbijetesën e familjeve dhe komuniteteve të tyre, deklaroi tha presidentja e vendit, Atifete Jahjaga në këtë konferencë. Ajo theksoi se në periudhën e pas luftës, gratë në Kosovë, ishin të përfshira në politika ditore dhe shërbime publike dhe kanë dhënë kontribut të lakmueshëm.

“Gratë kanë tejkaluar ndasitë partiake dhe ideologjitë e ngurta për tu bashkuar rreth një agjende të përbashkët, për të vazhduar fuqizimin e grave veçanërisht në sektorin e sigurisë, i cili është çelës për të siguruar përfaqësimin e plotë të grave në Kosovë dhe kyç për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë”.

Ndërsa, zëvendësministri i FSK-së, Shemsi Velesi, çmoi lartë punën e grave në institucionet vendimmarrëse duke thënë se vetëm në FSK 8.18 për qind, janë femra.

“Në kuadër të FSK janë duke dhënë një kontribut të çmueshëm femrat. Ato janë në të gjitha nivelet dhe njësitë e angazhuara, detyra të rëndësishme që mbajnë gradë ushtare deri në gradën më të lartë kolonel dhe jam ithtar i asaj që duhet të jetë edhe në shpalljen e gjeneralit”.

Edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni tha se Policia e Kosovës është lidere e përfaqësimit të gjinisë femërore jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

“Dua t''u sigurojë se çdo herë do të përcjellim vizionin tonë afatgjatë që edhe më tutje të promovojmë punën e femrës brenda PK-së. Është iluzion sot të mendohet që asnjë profesion, punë duke filluar nga organizimi familjarë apo shoqëror mund të realizohet pa inkuadrimin e drejtpërdrejtë të femrës”.

Grupi i Grave të Kosovës përbëhet nga 40 gra deputete të Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë politike, të cilat janë të përkushtuara që me punën e tyre të sjellin dobi dhe të ndihmojnë në shoqërinë kosovare me theks të veçantë në fuqizimin e gruas.
Kronikën mund ta ndiqni në "Info 12", në Radio Kosovë

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum