Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Mbahet pjesa e parë e Provimit të Maturës Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Mbahet pjesa e parë e Provimit të Maturës Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Mbi 30 mijë maturantë nga e gjithë Kosova që nga ora 8 u janë drejtuar shkollave të tyre, për t’iu nënshtruar testit të maturës, i cili organizohet në 305 qendra të testimit. Të gjitha profilet e arsimit, sot do t’i nënshtrohen testit në lëndët gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë, ndërsa më 15 qershor do të mbahet provimi nga lëndët profesionale.


Në gjithë vendin sot po mbahet Provimi shtetëror i maturës. Mbi 30 mijë maturantë po marrin pjesë në provim, i cili organizohet në 305 qendra të testimit.Të gjitha profilet e arsimit sot i nënshtrohen, pjesës së parë, të testit në lëndët gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë. Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa tha se procesi i maturës në përgjithësi, në shumicën e qyteteve të Kosovës ka filluar me kohë dhe se nuk ka pasur ndonjë parregullsi.

Ndryshe, pjesa e dytë e testit të maturës do të mbahet më 15 qershor dhe nxënësit do t’i nënshtrohen provimit nga lëndët profesionale, sipas profileve përkatëse.

Publikimi i rezultateve do të bëhet me 24 qershor. Ankesat e nxënësve pranohen nga data 25 deri më 27 qershor dhe publikimi i rezultateve me ankesa do të bëhet më 28 qershor. Maturantët që nuk mund të arrijnë kriterin e kalimit, 50% në këtë afat, do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen provimit të maturës në afatet vijuese. Për pranim në universitet llogariten 80% e pikëve nga rezultati i Testit të Maturës dhe 20% nga suksesi në shkollën e mesme të lartë për ato fakultete të cilat nuk kanë provim pranues, ndërsa në ato fakultete ku ka provim pranues llogariten 50% nga testi i maturës, 30% i pikëve nga provimi pranues dhe 20% nga suksesi i shkollës së mesme të lartë.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum