Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Nesër, pjesa e dytë e provimit shtetëror të maturës Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Nesër, pjesa e dytë e provimit shtetëror të maturës Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Në të gjitha komunat e vendit nesër do të mbahet pjesa e dytë e provimit shtetëror të maturës. Rreth 30 mijë maturantë do të testohen për lëndët profesionale në 305 qendra të testimit. Për herë të parë sivjet testet nuk janë të ngjashme për një grup që i nënshtrohen testimit në sallën e njëjtë.



Pjesa e dytë e provimit shtetëror të maturës, që do të përmbajë 80 pyetje, do të mbahet nesër nën administrimin e anëtarëve të përcaktuar nga Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës dhe anëtarë nga tri Universitetet Publike, të cilët do të monitorojnë këtë proces. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën, se janë bërë të gjitha përgatitjet që ky test të mbahet në përputhje me planifikimin e bërë. Ai bëri të ditur se janë hartuar dhjetë lloje të testeve, nga të cilat pesë teste janë dedikuar për llojet e gjimnazeve dhe pesë të tjera për shkollat e mesme profesionale.

“Nga pesë testet e shkollave profesionale, tri janë për drejtime profesionale dhe dy teste tjera janë të dedikuara njëri për arte dhe tjetri për drejtimin e muzikës. Testi është përpiluar në katër gjuhë; shqip, gjuhën turke, boshnjake dhe në gjuhën angleze për një shkollë private”, tha Kadriu.

Për dallim nga vitet e kaluara, sivjet për herë të parë testet nuk janë të ngjashme për një grup që i nënshtrohen testimit në sallën e njëjtë. Kadriu bëri të ditur se është ndjekur metoda për të shmangur kopjimin.

“Çdo grup ka katër teste A,B,C,D të cilat kanë përmbajtjen e njëjtë, por renditja e pyetjeve është e përpiluar e ndryshme. Këto teste sipas rekomandimeve të organizatave ndërkombëtare janë ekuivalente, nuk dallojnë në përmbajtje, madje në lëndët natyrore si matematikë ato janë qind për qind të ngjashme për nga përmbajtja”, ndërsa në shoqërore ai tha se janë të përafërta pyetjet, por jo dhe të ngjashme.

Ndërkohë, për pjesën e parë të testit, ende nuk ka pasur ndonjë ankesë nga ana e maturantëve, ndërsa testet e plotësuara janë lexuar dhe janë nxjerr shënimet. Rezultatet e testeve do të publikohen më 24 qershor.
Kroniken mund ta ndiqni në "INFO PLUS" në orën 16:00, në Radio Kosovë

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum