Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë nesër paradite sipas kohës në Neë York raportin e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon lidhur me zhvillimet në Kosovë, që përfshin periudhën kohore prej 16 janar deri më 22 prill. Që në fillim të raportit Sekretari Ban përshëndet dhe e “mirëpret marrëveshjen e parë mbi parimet e normalizimit marrëdhënieve” midis Kosovës dhje Serbisë”, që u arrit më 19 prill në dialogun e ndihmuar nga Bashkimi Evropian.
Në takimin e Këshillit të Sigurimit do të marrë pjesë edhe delegacioni i Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Hashim Thaçi i cili prej një javësh po qëndron në një vizitë në SHBA. Të takimin e nesërm delegacionin serb do ta udhëheq kryeministri i Serbisë, Ivic Daçiq.
Sekretari Ban e quan marrëveshjen ‘një arritje historike’, dhe përgëzon udhëheqësit politik se ‘treguan durim, largpamësi politike dhe udhëheqjen e duhur’. “Rezultatet e arritura në dialog hapin rrugën për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës,” shkruan sekretari Ban, për të shtuar se një frymë e njejtë kompromisi, vendosmërie dhe vullneti të mirë duhet të mbizotërojë edhe në zbatimin e marrëveshjes në të dyja anët e lumit Ibër’.
Ai thotë se për këtë ‘bashkësia ndërkombëtare duhet të ofrojë mbështetje dhe luaj rol aktiv’. Udhëheqëse e radhës në takim dhe këtë muaj në Këshillin e Sigurimit është Britania e Madhe.