Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Tahiri: Në shtator shuhen strukturat paralele të policisë Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Tahiri: Në shtator shuhen strukturat paralele të policisë Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në përbërje të të cilit ishin drejtues dhe ekspertë të fushave të drejtësisë, sigurisë dhe qeverisjes lokale mori pjesë në takimin e dytë për Zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, prej 5 deri më 7 qershor, në Bruksel.


Në agjendën e bisedimeve ishin çështjet që ndërlidhën me fushën e drejtësisë dhe sigurisë si dhe çështja e themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe diskutimet u fokusuan për ndërtimin e një plani të detajuar lidhur me obligimet zbatuese të secilës palë si dhe afatet kohore, obligime këto që rrjedhin nga Marrëveshja për normalizim dhe Plani për zbatim.

“Në këto takime tre ditore për Planin e zbatimit të marrëveshjes ka pasur një angazhim intensiv të të gjitha palëve të përfshira në proces dhe mund të vlerësojë se ka pasur përparime të reja drejtë rrumbullakimit të këtij procesi por edhe diferenca në mes palëve të cilat duhet të diskutohen në fazat e ardhshme, duke thekuar po ashtu se ka edhe çështje të cilat nuk kanë arritur që të diskutohen kësaj radhe por që janë evidentuar dhe se do të jenë në agjendë në takimin e radhës. Është me rëndësi të theksohet se sa i përket zhbërjes së strukturave paralele në fushën e sigurisë dhe të drejtësisë janë diskutuar afatet kohore se kur do të shpërbehen këto struktura përfundimisht dhe se jemi dakorduar se më 1 shtator duhet të shuhen plotësisht strukturat ilegale serbe në fushën e drejtësisë pra do të mbyllen të gjitha gjykatat paralele, ndërsa më 30 shtator do të shuhen strukturat paralele të policisë. Procesi i shuarjes së strukturave paralele do të fillojë në pjesën e dytë të muajit qershor kur pritet të arrihet marrëveshja për Planin e detajuar për zbatimin e marrëveshjes, mes të dyja shteteve me garancat e BE-së. Në këtë kontekst ajo bëri të ditur se pala e Kosovës ka kërkuar që Serbia sa më parë të merr vendim për ndaljen e financimit të strukturave paralele që i ka instaluar në mënyrë ilegale në Kosovë”, ka theksuar Tahiri.

Tahiri njoftoi se është diskutuar po ashtu një plan dinamik që parasheh integrimin e individëve nga komuniteti serb të cilët janë të interesuar që të integrohen në policinë e shtetit të Kosovës, dhe për këtë qëllim pala e Kosovës ka bërë të njohur procedurat dhe kriteret e rekrutimit sipas legjislacionit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Çështja e integrimit në fushën e gjykatave ka mbetur të diskutohet në takimet e radhës, ndërkohë që Delegacioni i Kosovës ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për integrimin e individëve serb në përputhje kriteret e përcaktuara me ligjet e Kosovës dhe duke marrë për bazë kapacitetet integruese të institucioneve të shtetit të Kosovës.

Në diskutimet për zbatimin e pjesës që ndërlidhet me themelimin e asociacionit të komunave më shumicë serbe në katër komuna është arritur pajtimi për krijimin e një Ekipi Menaxhues i cili do të ndihmojë procesin e themelimit të këtij Asociacioni që pritet të funksionalizohet pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në tërë vendin tonë të organizuara nga institucionet kompetente të shtetit të Kosovës, si dhe me një rol lehtësues të OSBE-së për komunat me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë po ashtu se ka qenë e mundur të arrihen edhe më shumë rezultate, mirëpo që pengesat janë krijuar nga pala serbe të cilës i ka munguar serioziteti i duhur si dhe problemi kronik i tyre i pamundësisë që ta braktisin mentalitetin e së kaluarës.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri është takuar me Fernando Gjentilin, Drejtor për Evropën dhe rajonin në Shërbimin e jashtëm të BE-së me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e zbatimit praktik të Marrëveshjes për normalizim sipas afateve të parapara në Planin për Zbatimin e Marrëveshjes për normalizim.

Ajo ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe gjithë institucioneve shtetërore të vendit për të përmbushur obligimet zbatuese, duke thënë se Kosova si shtet është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, dhe me të drejtë pret mbështetjen e BE-së për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim për Kosovën, në Samitin e Këshillit Evropian në fund të qershorit.

Ajo ka falënderuar Bashkimin Evropian dhe personalisht Baroneshën Ashton për angazhimet që ky proces paqësor të përfundoj me sukses.

Takimet vazhdojnë javën tjetër ku po ashtu pritet që të vazhdojnë bisedimet për arritjen e marrëveshjes në fushën e telekomit dhe të energjisë.

Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri kishte këtë përbërje: Dren Zeka, këshilltar kryesor politik, Arjeta Rexhaj këshilltare politike. Grupi punues për çështjet e drejtësisë: Ismet Kabashi (kryesues i grupit punues), Enver Peci, Fejzullah Hasani, Sali Mekaj, Donikë Qerimi, Albert Avdiu dhe Ehat Miftaraj.

Grupi punues për çështjet e sigurisë: Shpend Maxhuni (kryesues i grupit punues), Fisnik Rexhepi, Bardhyl Jashari. Grupi punues për çështjet e Asociacionit: Besnik Osmani (kryesues i grupit punues), Ruzhdi Halili dhe Qemajl Marmullakaj, njofton Qeveria.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum