Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Vendimi i Gjermanisë, mund të përdoret si pretekst për Kosovën Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Vendimi i Gjermanisë, mund të përdoret si pretekst për Kosovën Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Vendimi i Gjermanisë se për Serbinë nuk do të ketë fillim të negociatave me BE-në gjatë këtij viti, mund të përdoret si pretekst nga ndonjë shtet tjetër i BE-së për t’i thënë jo agjendës evropiane për Kosovën, në takimin e Këshillit Evropian të 28 qershorit, tërheqin vërejtjen njohës të rrethanave politike dhe evropiane në Prishtinë. Ata thonë se kjo mund ta rrezikojë edhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.


Vendimi i parlamentit gjerman për t''i thënë jo fillimit të negociatave të Serbisë me BE-në këtë vit, mund të përdoret si arsye që ndonjë shtet tjetër i BE-së, ta pengojë Kosovën, në marrjen e datës për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, thotë njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazreku.

Ai tërheq vërejtjen që një gjë e tillë mund të vijë nga ndonjëra prej pesë vendeve të BE-së, që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

“ Vendimi i Bundestagut për mosfillimin e negociatave për anëtarësim midis Serbisë dhe BE-së është mjaft pozitiv në raport me krijimin e klimës konstruktive të krijuar nga takimi i Selanikut të 2003 për bashkëpunim rajonal dhe ndër fqinjësor”, tha Mazreku.

Ndërkohë që Shpend Kursani, nga Instituti KIPRED vlerëson se Bundestagu gjerman ende nuk e ka thënë fjalën përfundimtare të saj rreth çështjes së Serbisë. Ai madje mendon se deri në mbledhjen e Këshillit Evropian më 28 qershor mund të ketë ndryshim vendimi.

“ Përfundimisht nëse Bundestagu e mbanë këtë qëndrim për refuzimin për t''ia dhënë datën Serbisë, atëherë KE mund të marr një vendim që të konsiderohet që data të jepet më vonë. Por Serbisë do të duhet ti shtyhet data, porse atëherë ajo do ta rrezikojë dialogun për që jo në çdo rast do të thotë se një vendim i tillë është i keq”, tha Kursani.

Ndryshe parlamenti gjerman, sipas mediave atje ka marr vendim që Serbia nuk mund të fillojnë negociatat me BE-në para vitit 2014 dhe kjo me kusht që Serbia t’i përmbushë të gjitha obligimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum