Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

OVL e UÇK-së: Proces i montuar dënimi i ”Grupit të Llapit” Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

OVL e UÇK-së: Proces i montuar dënimi i ”Grupit të Llapit” Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK), ka reaguar të premten me rastin e dënimit të ”Grupit të Llapit”, me 13 vjet burgim.


”Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitar të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë. Administrata ndërkombëtare, përmes mekanizmave të ashtuquajtura të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, siguria dhe stabiliteti i një shteti varet nga domosdoshmëria e aplikimit dhe zbatimit të drejtë të drejtësisë dhe eliminimit të politikës nga puna e vendimet e gjyqësorit. Ky parim në ç’do shtet është i shenjtë, që nga kohërat më të lashta.

”Aty ku politika ndikohet, apo gjykatat janë nën trysninë e saj nuk kemi të bëjmë në asnjë mënyrë me zbatimin e normave ligjore – por me krijimin e precedentit juridik që është jo vetëm anakronizëm i zbatimit të drejtësisë dhe ligjeve por kjo krijon një praktikë tepër të fortë të dukurisë së arbitrarizmit dhe subjektivitetit të gjyqësorit”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, shprehin shqetësimin, për vazhdimin e praktikave të UNMIK-ut në Kosovë nga ana e misionit EULEX. Dënimin e bashkëluftëtarëve tonë: Latif Gashi, Rrustem Mustafa e Nazif Mehmeti e konsiderojmë si proces të montuar dhe ndërtuar mbi deklaratat e rrejshme apo të nxjerrura me trysni ose premtime nga organet e drejtësisë ndërkombëtare. Edhepse e ashtuquajtura “drejtësi” ndërkombëtare, mori vendim për fajësinë e tyre, ata dhe të gjithë bashkluftëtarët, për ne dhe popullin janë heronj.

”Mandatit ekzekutiv të EULEX-it i ka ardhur fundi. Ne dërguam para ca ditësh një kërkesë te deputetët e do presim edhe disa ditë se çfarë do të bëjnë ata që e ftuan këtë mision në Kosovë. Nëse kërkesa jonë do anashkalohet, apo për shkaqe të ndryshme deputetët do të jenë të paaftë të kryej punën e vet, nuk mbetet rrugë tjetër pos që mandatin ekzekutiv të EULEX-it ta ndërpresim me anë të formave të tjera konform Programit dhe Statutit të OVL të UÇK-së”.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum