Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

”Grupi i Llapit” shpallet fajtor Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

”Grupi i Llapit” shpallet fajtor Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1”Grupi i Llapit” shpallet fajtor Empty ”Grupi i Llapit” shpallet fajtor Fri Jun 07, 2013 2:33 pm

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
(E plotësuar) Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me gjithsejtë 13 vjet burg të akuzuarit në rastin e njohur si Grupi Llapit. Latif Gashi është dënuar me 6 vjet burg. Rrustem Mustafa me 4 ndërsa Nazif Mehmeti me 3 vjet burg.

Vendimi u mor nga një trup gjykues i përbërë me dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një vendor pas rigjykimit lidhur me dyshimin për keqtrajtim të civilëve gjatë luftës në Kosovë.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se të pandehurit kanë pasur përgjegjësi për veprimet që kanë ndodhur, përfshirë këtu rrahjet dhe torturimet në qendrën e paraburgimit në Prapashticë prej 1998 deri me 1999.

Prokurori i rastit ka kërkuar që Latif Gashi të vihet menjëherë në paraburgim por trupi gjykues ka vendosur që duke marrë parasysh se të pandehurit kanë qenë në paraburgim ka vendosur që kjo mos të ndodh akoma pasi sipas tyre vendimi ende nuk është i formës së prerë. Nëse gjykata vendos të kompensoi paraburgimin, vuajtjen e dënimit në burg mund ta këtë vetëm i akuzuari Latif Gashi, ndërkaq të tjerët nuk do ta vuanin dënimin.

Pas përfundimit të procesit, Latif Gashi i cili u dënua me 6 vjet burg deklaroj se ata kanë qenë gjithmonë në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare e cila nuk iu është venë pas kriminelëve.

”Ne ishim në shërbim të drejtësisë drejtësia ndërkombëtare ende nuk është në sherbim tonin. Gabimisht është e orientuar kah luftëtarët e lirisë. Ne kemi kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare të orientohet kah kriminelët e ata i kanë në Serbi. Kriminelët janë ata të cilët ne i kemi ndaluar me bashkëpunuar me armiku”, deklaroi Gashi.

Avokati mbrojtës i Latif Gashit, Bajram Tmava tha se gjykimet e shqiptuara ndaj të akuzuarve janë të njëjta sikur ato që janë shqiptuar nga gjykata e Qarkut në tetor të vitit 2009. Ai tha se ky gjykim ka qenë i gabuar nga fakti se Latif Gashi, Rrustem Mustafa dhe Nazif Mehmeti janë gjykuar tre herë.

Në anën tjetër prokurori special i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Charles Hardawey tha se në këtë rast nuk është gjykuar UÇK-ja por individët. ”UÇK-ja nuk ka qenë para gjyqit në këtë rast. Fajësia është individuale jo kolektive .Gjykata me të drejt ka vendos se individët Latif Gashi, Rrustem Mustavfa dhe Nazif Mehmeti kanë ndërmarr aktivitete të papranueshme”, deklaroi ai.

Të tre të pandehurit në këtë rast akuzoheshin për urdhërimin dhe marrjen pjesë në rrahjen dhe torturimin e civilëve shqiptarë të Kosovës të cilët gjatë periudhës 1998/1999 ishin ndaluar në mënyrë të kundërligjshme në qendrën e ndalimit në Llapashticë.


Pritet vendimi për ”Grupin e Llapit”

Në Gjykatën e Apelit pritet të merret vendimi përfundimtar për “Grupin e Llapit”. Ish-komandantët e UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Latif Gashi, Rrustem Mustafa dhe Nazif Mehmeti, të cilët akuzohen se kanë rrahur dhe torturuar civilë gjatë luftës, në fjalën përfundimtare i kanë mohuar këto akuza, duke thënë se janë të pafajshëm dhe se gjykimi i tyre është politik.

Por prokurori i EULEX-it, Charls Hardway kishte thënë se shumë nga provat e paraqitura në gjykatë dëshmojnë përfshirjen e tyre në maltretime gjatë luftës.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum