Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Ndihma e Malajzisë, për njohje të reja e rëndësishme për Kosovën Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Ndihma e Malajzisë, për njohje të reja e rëndësishme për Kosovën Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u prit sot në Pallatin Mbretëror të Malajzisë në Kuala Lumpur, nga mbreti Abdul Halim. Presidentja Jahjaga e falënderoi mbretin Abdul Halim për vendimin që qeveria e vendit të tij ka marrë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, pas shpalljes së saj në vitin 2008, dhe theksoi rëndësinë e konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë së saj dhe shtimit të njohjeve të reja.



Presidentja Jahjaga tha se ndihma e Malajzisë, në këtë rrafsh, në Azinë Juglindore, do të ishte e rëndësishme për Republikën e Kosovës posaçërisht në mbështetjen për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, në OKB dhe në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.

Ajo tha se Kosova është një sukses i përbashkët i popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj, si dhe i bashkësisë ndërkombëtare që e ka ndihmuar atë në të gjitha proceset e shtetndërtimit.

Jahjaga theksoi se Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik. Ajo tha se Kosova ka përmirësuar infrastrukturën e saj dhe marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së e mbështetje të SHBA-së, kanë hapur rrugën e integrimeve evropiane.

Ajo tha se Kosova është një vend atraktiv për investime të jashtme me një infrastrukturë legjislative të rregulluar dhe që ofron mundësi të mëdha në fushën e bujqësisë dhe të energjisë.

Mbreti i Malajzisë Abdul Halim, në bisedë me Presidenten Jahjaga, u interesua për zhvillimet në Kosovë, proceset nëpër të cilat po kalon vendi, si dhe për kapacitet zhvillimore të Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga po qëndron në Malajzi, ku po merr pjesë në Samitin Global të Gruas. Ajo gjatë ditës së sotme ka mbajtur fjalën kryesore në hapjen e panelit ministror për fuqizimin ekonomik të gruas dhe rëndësinë e partneritetit publiko-privat. Presidentja Jahjaga do të mbajë edhe fjalën kryesore në hapjen e Samitit Global të Gruas dhe do të zhvillojë edhe takime të tjera me udhëheqës shtetëror të Malajzisë.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum