Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Apelohet për informata të reja mbi personat e zhdukur Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Apelohet për informata të reja mbi personat e zhdukur Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Grupi punues për persona të zhdukur në lidhje mbajti sot në Prishtinë seancën e 11-të publike. I kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, grupi punues është forum humanitar i cili mbledhë përfaqësuesit e autoriteteve të Prishtinës dhe Beogradit, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, shoqatat familjare për persona të zhdukur si dhe organizaënt e Kryqit të Kuq.


Gjatë vitit të kaluar, në kuadër të grupit punues, autoritetet në Beograd dhe Prishtinë i kanë vazhduar përpjekjet e tyre për gjetjen e personave të zhdukur, duke ekzaminuar informatat në dispozicion dhe duke kryer aktivitete terreni në lokacione të mundshme të vendvarrezave si në Rashkë dhe Koshare.

Megjithatë, me vetëm 46 raste të sqaruara gjatë 17 muajve të fundit dhe me qindra familje ende pa përgjigje për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre, hapa konkret duhet ndërmarrë urgjentisht në mënyrë që të ketë përparim në të ardhmen.

”Është koha që autoritetet të ofrojnë informata të reja, të cilat janë absolutisht të domosdoshme nëse procesi për kërkimin e personave të zhdukur duhet të avancohet tutje,” tha Lina Milner, kryesuese e grupit punues.

Sot gjithashtu, KNKK ka publikuar edicionin e pestë të Librit për Persona të Zhdukur, i cili përmban emrat e 1,754 personave të raportuar si të zhdukur nga familjet e tyre.

”KNKK shfrytëzon këtë mundësi që të apelojë tek publiku, autoritetet dhe çdokush që mund të posedojë informata mbi atë se çfarë ka ndodhur me personat e zhdukur, që ta ofrojë atë informacion,” tha Milner.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum