Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Sot një raund i ri i bisedimeve në Bruksel Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Sot një raund i ri i bisedimeve në Bruksel Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
(E plotësuar) Delegacionet nga Kosova dhe Serbia, fillojnë sot një raund të ri negociatash në Bruksel, ku një nga temat do të jetë edhe çështja e ndryshimeve ligjore që implikon zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit. Aktualisht, Prishtina zyrtare thotë se nuk dihet se sa ligje do të mund të implikonte zbatimi i marrëveshjes, përderisa në Beograd thonë se Kosova do të detyrohet të ndryshojë shumë ligje.


Në Bruksel sot do të takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, ku një nga temat do të jetë edhe çështja e ndryshimeve ligjore që implikon zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ende nuk dihet numri i saktë i ligjeve që duhet të ndryshohen.

“Grupet punuese do të udhëtojnë për në Bruksel dhe do ta definojnë edhe më qartë edhe pozicionin e ndryshimeve që duhet të jenë, por edhe pozicionet tjera që janë me rëndësi në implementimin e marrëveshjes”, ka thënë Kuçi.

Duke komentuar ndryshimin e kornizës ligjore, Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit, Tomisllav Nikoliq, ka thënë ”kjo është gjëja më e rëndësishme sepse mbi bazë të saj nis puna e të gjitha ekipeve të zbatimit, ndërsa pa ndryshime nuk do të ketë zbatim të marrëveshjes”.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë bashkë me planin e zbatimit, pritet të dalë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Paraprakisht, Komisioni për Legjislacion planifikon të ftojë për një informatë zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi për të bërë prezantimin e ligjeve që duhet miratuar, ndryshuar apo plotësuar për të zbatuar marrëveshjen me Beogradin.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum