Në Bruksel sot po zhvillohen takimet midis ekipeve të Kosovës dhe Serbisë për implementimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa paralelisht po zhvillohet edhe takimi midis grupeve të ekspertëve për çështjen e telekomunikacionit dhe energjisë.
Lajmi për Radio Kosovën është konfirmuar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili përmes një mesazhi telefonik ka njoftuar se ekipi i Kosovës për implementimin e marrëveshjes përbëhet nga kryetari i Këshillit Gjyqësor Enver Peci, kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani, kryeprokurori i shtetit Ismet Kabashi dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Shpend Magjuni.
Ndërkaq, siç informojnë mediat serbe në krye të ekipit të Serbisë për zbatimin e marrëveshjes ndodhet Aleksander Vulin, i emëruar dje nga Qeveria në Beograd si pjesë e Komitetit të përbashkët që do të themelohet midis Kosovës dhe Serbisë për implementimin e marrëveshjes në terren.
Vulin është njëherit edhe kryetar i Këshillit të themeluar nga Qeveria e Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit.
Përveç Vulinit në ekip ndodhen edhe ministri i Drejtësisë Nikolla Slakoviq, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë Velko Odaloviq dhe dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të brendshme të Serbisë: zëvendësministri i brendshëm Mladen Kuribak dhe zëvendësdrejtori i policisë, Branislav Merkiq.