Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Daçiq: Qeveria nesër ose pasnesër diskuton zbatimin e marrëveshjes Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Daçiq: Qeveria nesër ose pasnesër diskuton zbatimin e marrëveshjes Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar sot se Qeveria serbe nesër ose pasnesër do të vendos mbi tekstin e propozuar të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe lidhur me këtë do ta njoftojë me shkrim Ketrin Eshton, deri në fund të javës.

Në një konferencë për gazetarë Daçiq ka thënë se është harmonizuar teksti i cili në përgjithësi përbëhet nga shumë fusha.
Çështja e parë janë ligjet që duhet të ndryshohen nga të dy palët.

“Kur e them këtë duhet të kuptoni se ky plan nuk hynë në detaje, veç i përcakton afatet dhe veprimet që duhet të realizohen. Më parë do të formohet grupi i përbashkët i punës ku secila palë do të jep propozimin se cili nga ligjet lypset të ndryshohen dhe në cilin afat. Afatet janë shumë të shkurta, sepse është me rëndësi që të zbatohet marrëveshja por kjo është e pamundshme të bëhet nëse nuk ndryshohen ligjet”, ka rekomanduar Daçiq.

Kur është fjala mbi Bashkësinë e komunave serbe (BKS), Daçiq ka thënë se do të duhej të konstituohet pas zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor.

“Ne kemi kërkuar që deri atëherë të ekzistojë këshilli themelues, konstitutiv, i cili do t’i kryente disa gjëra derisa nuk zgjidhet Bashkësia pas zgjedhjeve. Kjo është miratuar dhe ai është quajtur “ekipi udhëheqës”, të cilin do ta përbejnë përfaqësuesit e katër komunave nga veriu i Kosovës. Ata do ta përgatisin propozim-statutin, do të propozojnë ushtruesin e detyrës së komanduesit të policisë në veri dhe do të ushtrojnë edhe disa punë tjera nga pika 4”, ka sqaruar Daçiq.

Pika tjetër, sipas fjalëve të tij, është policia. Do të përcaktohen afatet deri kur nevojitet të bëhet integrimi, pas kësaj pason gjyqësia, me ç’rast duhet cekur se nuk është fjala për Gjykatën e apelit, veç për të gjitha gjykatat dhe prokurorinë. Do të formohen grupet e punës të cilat do t’i përcaktojnë afatet dhe planet për integrimin e gjykatave dhe është parashikuar që kjo të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Kur është fjala për zgjedhjet lokale, Daçiq ka thënë se do të formohet grupi i punës i cili do të definojë – bashkë me OSBE – gjërat elementare lidhur me zgjedhjet, gjegjësisht kush ka të drejtë të marrë pjesë në to, listat zgjedhore dhe çështjet tjera.

Në fund është çështja e disa dispozitave të përgjithshme që kanë të bëjnë me transparencën e financimit, ka vu në dukje Daçiq, duke shtuar se Beogradi nuk financon pak, kështu që kjo pikë nuk është e kontestueshme.

“Serbia është zotuar, por edhe përfaqësuesit e pushtetit të Prishtinës, se do ta zbatojmë ujdinë e arritur dhe dialogu do të vazhdojë rreth çështjeve tjera sikurse janë personat e pagjetur, prona, personat e zhvendosur, përfaqësimi i serbëve në pushtetin qendror”, ka cekur Daçiq dhe ka shtuar se energjetika dhe telekomunikacioni nuk janë pjesë e këtij plani, për çka do të merret një grup i veçantë.

Sipas fjalëve të tij, qëllimi kryesor ka qenë që ”askush nga njerëzit tanë që punojnë në Kosovë të mos mbetet pa punë, që të ofrohet numër përkatës i vendeve të punës në strukturat që do të duhej të integrohen ose të transformohen”.

Është konfirmuar se në polici dhe gjyqësi do të respektohet struktura etnike, ka thënë Daçiq duke shtuar se kjo nënkupton se gjëja kryesore se nëse dikush punon në polici apo gjyqësi të marrë ofertën të punojë në vendin ku jeton.

“Për ne është me rëndësi që ky plan të miratohet që të mund të shkojmë një hap përpara, e kjo është të presim marrjen e datës në mbledhjen e Këshillit të BE në qershor”, ka cekur Daçiq. Ai ka thënë se qeveria e tij do të vazhdojë aktivitetet ndërkombëtare dhe ka paralajmëruar se më 30 dhe 31 maj Beogradin do ta vizitojë ministri Jashtëm Britanik, Hejg kurse kah mesi i qershorit pritet ardhja e një grupi të deputetëve të Bundestagut gjerman.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum