Drejtori i Zyrës për Kosovën, Aleksandar Vulin duke komentuar deklaratën e Hajredin Kuçit se Kosova nuk ka nevojë për 800 policë serbë në veri, por do të rekrutojë 100 ose 150 sish, dëshmon diçka “që hetohet në bisedat për zbatimin e Marrëveshjes se Prishtina është kundërshtari më i madh i integrimit të serbëve”, njoftojnë mediat serbe.
”Shteti i Serbisë nuk mund ta pranojë këtë, teksti i Marrëveshjes së Brukselit është më së i qartë, ose ka vend për të gjithë, ose për asnjërin”, ka thënë Vulin.
(RTK)
”Shteti i Serbisë nuk mund ta pranojë këtë, teksti i Marrëveshjes së Brukselit është më së i qartë, ose ka vend për të gjithë, ose për asnjërin”, ka thënë Vulin.
(RTK)