Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Marrëveshja Kosovë - Serbi e rëndësishme për sigurinë në rajon Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Marrëveshja Kosovë - Serbi e rëndësishme për sigurinë në rajon Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Marrëveshja e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë është se rëndësishme sepse iu mundëson të dyja palëve që më në fund të dalin nga mendësia e luftës. Kështu vlerësoj analisti serb, Mirosllav Haxhiq nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë gjatë punimeve të Forumit hulumtues për Siguri Beograd –Prishtinë-Tiranë, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Ndikimi i marrëveshjes Prishtinë - Beograd në aspektin e sigurisë ishte në fokus të forumit të sotëm të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Florjan Qehaja, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë tha se për opinionin kosovar dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë cilësohet si shkopi dhe karrota e BE-së.

“Shkopi dhe karrota e BE-së. Çka përfiton Serbia në raport me BE-në në bazë të kësaj marrëveshjeje dhe çka përfiton Kosova”, theksoi ai.

Miroslav Haxhiq, analist nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë tha se marrëveshja e arritur në muajin prill, do t’iu mundësojë palëve që të dalin nga mendësia e luftës. Sipas tij qytetarëve në Serbi tani iu intereson gjendja ekonomike dhe se ata janë pajtuar dhe kanë pranuar realitetin.

“Sipas hulumtimeve të opinionit njerëzit tani në listat e tyre kanë gjendjen ekonomike, papunësia kjo është ajo çka ata i brengos. Por nëse i bëni pyetje që i referohen emocioneve ata ende nuk janë të gatshëm te heqin dorë nga Kosova,por nëse del nga kjo fushë atëherë situata është krejtësisht tjetër”, theksoi ai.

Ndërkaq, Arian Dyrmishi, drejtor i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim nga Tirana tha se nga këndvështrimi i Shqipërisë marrëveshja shihet si një mundësi për të zhbllokuar të gjithë potencialin që ekziston në marrëdhëniet shqiptaro-serbe.

Përparësitë e kësaj marrëveshje do të shihen në atë masë kur të dyja palët t’i zgjedhin problemet e brendshme politike ekonomike, sociale dhe marrëveshja të mos mbetet e izoluar, ishte vlerësim i përbashkët i panelistëve.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum