Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Suedia konfirmon përkrahjen për Kosovën Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Suedia konfirmon përkrahjen për Kosovën Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Suedia konfirmon përkrahjen për Kosovën Empty Suedia konfirmon përkrahjen për Kosovën Tue May 28, 2013 12:46 pm

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
“Serbia duhet ta dijë se BE-ja nuk është tavolinë suedeze”, kështu tha ministrja e integrimeve evropiane Vlora Çitaku, duke iu referuar hezitimit të autoritete serbe në përmbushjen e obligimeve nga marrëveshjet e arritura me Kosovën. Ministra Çitaku tha kështu pas takimit me homologen e saj të Suedisë, Birgitta Ohlsson, e cila përgëzoi Kosovën për proceset që po kalon.

Procesi i integrimit evropian dhe marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ishin në fokus të takimit ndërmjet ministres së integrimeve evropiane, Vlora Çitaku dhe ministres për çështje evropiane të Suedisë, Brizhite Olson. Ministrja Çitaku tha se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është vendimtar për të ardhëm evropiane të Kosovës dhe rajonit, prandaj edhe sjelljet duhet të jenë evropiane. Duke ju referuar ndikimit të Beogradit për mos ftesë të presidentes së Kosovës në samitin e presidenteve, ministrja Çitaku tha se kjo është edhe një shkelje e marrëveshjeve për bashkëpunim rajonal.

“Ne e kemi përcjellë shqetësimin tonë edhe zyrtarisht në Bruksel, Serbisë nuk do ti lejohet nga BE-ja që të luaj me shumë karta. Me që i kemi miqtë suedez këtu, BE-ja nuk është tavolinë suedez ku i merr vetëm ato gjërat që të pëlqejnë, është paketë dhe duhet ta pranosh të tërën, dhe unë besoj se Serbia do të detyrohet ta ndërrojë qasjen se rrugë tjetër nuk ka”, tha Çitaku.

Kurse ministrja për çështje evropiane e Suedisë, Brizhite Olson përgëzoi Kosovën për marrëveshjen e 19 prillit duke e quajtur sukses të madh të lidershipit kosovar.Ajo beson se marrëveshja mund të ndikojë edhe në ndryshimin e qëndrimit të shteteve që hezitojnë ta njohin Kosovën.

“Shteti ynë e ka njohur Kosovën vite më parë dhe sigurisht që është me rëndësi që edhe 5 shtetet e BE-së që hezitojnë ta njohin, ta bëjnë një gjë të tillë. Besoj që marrëveshja e 19 prillit jep një porosi dhe inkurajon ato shtete që ta ndryshojë mentalitetin në këtë drejtim”, tha Olhsson.

Ministrja Ohlsson tha se Suedia përkrah fillimin e negociatave të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, proces ky i cili pritet të fillojë në fund të qershorit.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum