Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Vulin inauguron sheshin në Zveçan Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Vulin inauguron sheshin në Zveçan Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Vulin inauguron sheshin në Zveçan Empty Vulin inauguron sheshin në Zveçan Sat Jul 13, 2013 1:20 pm

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Drejtori i Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka vizituar të premten qytetin e Zveçanit, me ç’rast ka marrë pjesë në inaugurimin e sheshit të renovuar në qendër të këtij qyteti, me mjetet e siguruara nga vetë kjo zyrë.



“Asgjë që është financuar deri tani nga Republika e Serbisë nuk do të ndërpritet të financohet, ndërkaq gjithçka që do të thotë jetë, do të vazhdojë dhe do të jetë nën përkujdesjen e shtetit të Serbisë”, ka thënë Vulin.

Sipas tij, ky është raporti i shtetit amë të Serbisë ndaj popullit të vet në Kosovë, i cili përveç se do të vazhdojë, edhe do të forcohet.

Ai tha se çdo gjë që po ndërtohet në këto hapësira, bëhet për një jetë më të mirë të popullatës së këtushme, në mënyrë që asnjëri të mos shpërngulet, por përkundrazi, që në këto hapësira të vijnë serbë edhe nga vise tjera.

Në lidhje me ligjin e amnistisë, Vulin theksoi se vendimi për këtë ligj nuk është marrë për shkak se serbët janë kriminelë, por për shkak të përvojës së tyre me sistemin në të cilin për 1 mijë serbë të vrarë ekzistojnë vetëm dy vendime.

“Ligji për amnistinë është miratuar që të sigurohet se askush më nuk ka mundësinë të thotë se serbët janë kriminelë”, tha Vulin.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum