Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Mbyllja e zyrave të MUP-it serb në veri - hap drejt zbatimit të marrëveshjes Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Mbyllja e zyrave të MUP-it serb në veri - hap drejt zbatimit të marrëveshjes Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Mbyllja e zyrave të MUP-it serb në veri të Kosovës, nga njohësit e çështjeve të sigurisë shihet si një hap drejt zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel. Por, kjo sipas tyre nuk është e mjaftueshme, ngase Serbia duhet të ndërmarrë hapa të tjerë për t’i hequr tërësisht strukturat e sigurisë.




Kryetari i Komisionit parlamentar për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrjen e FSK-së, Ahmet Isufi, vlerëson se mbyllja e zyrave të MUP-it në veri është një sinjal i mirë, por jo i mjaftueshëm. Isufi thotë se në këtë pjesë të vendit vazhdon edhe më tej të ketë struktura ilegale të Serbisë. Ai thekson se Serbia duhet të këndellet dhe t’i heq sa më shpejtë ato struktura.

“Sa më shpejtë që t’i heq këto instrumente Serbia, aq më shumë do t’i mundësojë vetes që të jetë e integruar në BE. Megjithatë, konsideroj se duke u nisur nga disa veprime të deritashme Serbia nuk po këndellet ende sa i përket zbatimit të marrëveshjes”, tha Isufi për Radio Kosovën.

Eksperti i sigurisë, Florian Qehaja thotë se mbyllja e këtyre zyrave bëhet në kontekstin e shpenzimeve dhe jo të prezencës së tyre në veri. Sipas tij, fakti që ato janë mbyllur, nuk do të thotë se nuk do të ketë prezencë të strukturave inteligjente serbe në veri

“Kjo mbyllje tregon vetëm një mbyllje praktike. Pra janë mbyllur zyrtarisht, por jozyrtarisht do të ketë operim të këtyre strukturave”, tha Qehaja për Radio Kosovën

Pas mbylljes së zyrave të MUP-it në veri, kryetari i komisionit parlamentar për siguri Ahmet Isufi thotë se Serbisë i mbetet të ndërmarrë hapa të tjerë.

“Ky hap duhet të pasojë me hapat tjerë të cilët duhet të ndërmirren nga ana e Serbisë për të zbatuar marrëveshjen e arritur dhe për të krijuar një ambient të lëvizjes së lirë të qytetarëve, të mallrave dhe funksionim të institucioneve të Kosovës në veri”, tha Isufi.

Kurse, eksperti i sigurisë, Florian Qehaja e vlerëson këtë rast si momentin e duhur që institucionet e Kosovës ta shtrojnë autoritetin në veri.

“Nuk ka dilemë se këto sinjale bëjnë të qartë se ky është momenti ideal tash që Policia e Kosovës ta shtrijë prezencën e saj në bashkërendim me KFOR-in dhe EULEX-in dhe nuk bën të humbet ky momentum”, tha Qehaja.

Mbyllja e zyrave të MUP-it serb bëhet në kohën që Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për amnisti, i cili është garant për të gjithë serbët se nuk do të ndiqen penalisht për vepra penale që ndërlidhen me thirrje për rezistencë ose cenim të rendit kushtetues, me përjashtim të vrasjes.
Kroniken mund ta ndiqni në "INFO PLUS" në orën 16:00, në Radio Kosovë

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum