Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Presidentja priti ambasadorin Lulzim Peci Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Presidentja priti ambasadorin Lulzim Peci Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Lulzim Pecin, i cili me dekret të veçante është emëruar Shef i Misionit të posaçëm të Kosovës në Beograd.


Presidentja Jahjaga theksoi se hapja e misionit të posaçëm diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë është një hap i rëndësishëm drejtë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane dhe të pavarura fqinje.

Misioni i ambasadorit Lulzim Peci e ka një rëndësi të veçantë që kontribuon në zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve deri në normalizim të plotë, njohje reciproke dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Ambasadori Lulzim Peci e shprehu gatishmërinë që t’i kryej të gjitha punët dhe detyrat me përkushtim dhe me përgjegjësi të lartë. I ndërgjegjshëm që ky është një mision i rëndësisë së veçantë duke marrë parasysh të kaluarën e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori Peci theksoi se zyrtarët ndërlidhës të institucionalizuar sipas marrëveshjes të arritur ndërmjet Kryeministrave të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në Bruksel e kanë për qëllim ndër të tjera të vendosin një komunikim të rregullt zyrtarë ndërmjet dy vendeve dhe që të ndihmojnë në zgjidhjen e të gjitha çështjeve praktike për të mundësuar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të kapitalit, thuhet në komunikatën e presidencës.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum