Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Basha: Ka pasur krime lufte Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Basha: Ka pasur krime lufte Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Basha: Ka pasur krime lufte Empty Basha: Ka pasur krime lufte Tue Jun 11, 2013 1:13 pm

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Kryebashkiaku i Tiranës, Lulëzim Basha, ka deklaruar në Prishtinë se askush dhe asgjë nuk mund ta njollos luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se çdo përpjekje për njollosjen e saj, ka në thelb paragjykimet ndaj shqiptarëve.



Basha, këto komente i ka bërë me rastin e ndarjes së çmimit “Qytetar nderi i Komunës së Prishtinës”, nga kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.

Në fund të kësaj ceremonie ai është lutur nga gazetarët të komentonte, përmendjen e emrit të tij, në mesin e atyre që kanë kontribuuar në mbledhjen e dëshmive kundër pjesëtarëve të UÇK-së, në kohen sa ai punonte si përkthyes i misionit të UNMIK-ut në Kosovës.

Basha ka thënë se ka pasur krime lufte dhe se ndjehet krenar që ka qenë pjesë e kësaj përpjekje për t’i evidentuar ato por nuk ka saktësuar se kush në fakt ka bërë krime.

“Askush dhe asgjë nuk mund të njollos luftën e drejt të UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Dhe askush dhe asgjë nuk mund të ndërhyjë dhe të përçajë atë që ne kemi së toku që është qëndrimi i njëjtë dhe pa asnjë dallim ndaj heronjve tanë, ndaj punës së tyre dhe ndaj drejtësisë së kësaj lufte. Nga ana tjetër ka pasur krime lufte, ka pasur një punë për t’i evidentuar ato dhe unë ndjehem krenar që kam qenë pjesë e kësaj përpjekje. Çdo përpjekje për të demonizuar këtë luftë është primitive dhe ka në thelb paragjykime ndaj shqiptarëve”, ka thënë ai.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum