Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Më pak kontrabandë të mallrave në veri Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Më pak kontrabandë të mallrave në veri Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Kontrabanda e mallrave në veri të Kosovës është zvogëluar pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes në fushën doganore mes autoriteteve kosovare dhe atyre serbe të arritur në Bruksel. Kështu tha drejtori i doganave Naim Huruglica, pas takimit me ministrin e financave Besim Beqaj. Në këtë takim është diskutuar edhe për rritjen e nivelit të të hyrave për buxhetin, por edhe çështje tjera.


Puna e përbashkët e autoriteteve doganore të Kosovës dhe Serbisë në veri të Kosovës, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel, ka ndikuar në zvogëlimin e kontrabandës së mallrave në atë pjesë. Por kjo dukuri ende është e pranishme, ndonëse sipas legjislacionit në fuqi, eksportet e të dyja vendeve, nëse kalojnë përmes kanalit të rregullt, janë të liruara nga taksat, tha drejtori i Doganave Naim Huruglica.

“Bashkëpunimi mes autoriteteve doganore të Kosovës dhe Serbisë në fushën e doganave, ka ndikuar në zvogëlimin e nivelit të kontrabandës në veri të vendit, por nuk e ka ndalur tërësisht, por ka informacione se ka mallra që i shfrytëzojnë rrugët ilegale, që ne i quajmë kufi i gjelbër dhe futen në Kosovë. Por nëse e krahasojmë me periudhën para nënshkrimit të marrëveshjes, ka zvogëlim”, tha ai.

Huruglica, pas takimit me ministrin e financave, tha se dogana, përveç si institucion që mbledh më së shumti të hyra për buxhetin e shtetit, po luan një rol të rëndësishëm edhe në aspektin e mbrojtjes së popullatës nga importi i mallrave të ndaluara, e njëkohësisht po luan rolin e një instrumenti të fuqishëm shtetëror në stabilizimin e importit.

Ndërkaq, Ministri i Financave, Besim Beqaj, tha se në këtë takim janë diskutuar shumë çështje, në radhë të parë për rritjen e nivelit të të hyrave, si dhe trajtimin e të gjitha bizneseve në mënyrë të barabartë.

Gjatë periudhës janar-maj të këtij viti, dogana ka grumbulluar 292 milionë euro, apo 4,5 për qind më shumë sesa gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, por më pak sesa parashikimet. Drejtori i doganës, shfaqi bindjen se deri në fund të vitit do të realizojnë planin e paraparë për grumbullimin e të hyrave.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum