Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Zgjedhjet në veri organizohen nga KQZ, me lehtësimin e OSBE Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Zgjedhjet në veri organizohen nga KQZ, me lehtësimin e OSBE Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Në Bruksel po mbahet raundi i pestë i bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Në agjendën e kësaj jave ishte çështja e zgjedhjeve.




Delegacioni i Republikës se Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, mori pjesë në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja dhe OSBE-ja.

Në takimin dyditor janë shënuar përparime të reja sa i përket rolit lehtësues që do të ketë OSBE-ja në organizimin e zgjedhjeve në katër komunat në veri, konform marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe konform Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit janë diskutuar dhe dakorduar aspekte të ndryshme që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, të cilat do të organizohen për herë të parë në të njëjtën ditë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Zgjedhjet do të organizohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, me lehtësimin e OSBE-së në katër komunat veriore të Kosovës.

Lidhur me regjistrimin e subjekteve të reja dhe certifikimin e subjekteve politike të interesuara për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, kjo gjë do të bëhet nga ana e KQZ të Republikës së Kosovës dhe konform dispozitave të ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, tri palët inkurajojnë subjektet politike të interesuara, që të plotësojnë kriteret nevojshme brenda afateve të parapara ligjore për regjistrim.

Po ashtu në ketë takim, KQZ në bashkëpunim me MPB-në, u zotuan që do të marrin të gjitha veprimet e duhura në bashkëpunim me OSBE për krijimin e listës së saktë dhe gjithëpërfshirëse të votuese, me fokus për katër komunat veriore të Kosovës. Po ashtu është theksuar se identifikimi i votuesve për pjesëmarrje në zgjedhje do të bëhet në pajtim me nenin 90 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Me rastin e këtyre zgjedhjeve siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, qytetarëve të Kosovës që ndodhen jashtë Kosovës do t’iu mundësohet të votojnë sipas procedurave të parapara me Ligjin dhe Rregullat e KQZ-së.

Në takim u arrit pajtimi që të gjitha palët të jenë të angazhuara plotësisht për një pjesëmarrje sa më të madhe të të gjithë qytetarëve, sidomos në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës.

Në zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtë në tërë vendin, për herë të parë përfshihen edhe katër komunat veriore dhe kjo bëhet si rezultat i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me garancat e BE-së.

Nëpërmjet këtyre zgjedhjeve do të mundësohet integrimi i qytetarëve të katër komunave të pjesës veriore në strukturat dhe institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe do të vendoset rendi demokratik dhe ligji në këtë pjesë të vendit, i munguar për shumë vite.

Në bisedimet e mbajtura në Bruksel, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ishte e shoqëruar nga Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, Abedin Mehmeti, kryeshef i ARC-së, Qemajl Marmullakaj, nga Zyra e Kryeministrit dhe Dren Zeka, këshilltar i zëvendëskryeministres.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum