Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Thaçi darkë pune me miqtë e Kosovës në Uashington Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Thaçi darkë pune me miqtë e Kosovës në Uashington Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e parë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar në një darkë pune miq të shumtë të Kosovës.


Në mesin e pjesëmarrësve në darkë ishin Gjenerali Weslye Clark, Ambasadori Frank Wisner, Ambasadori Philip Goldberg, Ambasadori John Menzies, Ambasadori James Pardiew, Ambasadori Daniel Fried, Gjenerali William Nash, James Hooper, Paul Williams, Jason Steinbaum, James O’Brien, Marshall Harris, Avni Mustafaj dhe shumë personalitete të tjera të rëndësishme nga të gjitha sferat e jetës.

Gjatë darkës, kryeministri Thaçi informoi të pranishmit për të arriturat e shumta të Kosovës në përgjithësi, si dhe për marrëveshjen e arritur së fundmi në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Thaçi i vuri një theks të veçantë rëndësisë së zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Ai gjithashtu i informoi të pranishmit për procesin e integrimit të Kosovës në strukturat Euro–Atlantike.

Kryeministri Thaçi falënderoi të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme që ata kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës në të gjitha proceset dhe sfidat që ka kaluar në 20 vjetët e fundit.

Ai në vazhdim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ketë takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, Departamentin e Shtetit dhe Kongresin Amerikan.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum