Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Haaretz: Izraeli duhet ta njoh Kosovën Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Haaretz: Izraeli duhet ta njoh Kosovën Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Haaretz: Izraeli duhet ta njoh Kosovën Empty Haaretz: Izraeli duhet ta njoh Kosovën Mon Jun 10, 2013 6:16 pm

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Haaretz: Izraeli duhet ta njoh Kosovën Rtkliv23


Në një artikull të gjatë për Kosovën të botuar në gazetën prestigjioze izraelite, Haaretz, i bëhet thirrje shtetit të Izraelit, që të bëhet shteti i 100-të që njeh pavarësinë e Kosovës. Në artikull, përshkruhen inserte nga e kaluara e rëndë historike në Kosovë dhe rajon, si pasojë e dhunës së udhëhequr nga regjmi serb.



Po ashtu përshkruhen zhvillimet e fundit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në artikull citohet ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet se Kosova mund të shkojë drejt islamizimit radikal. “Ne jemi të drejtuar kah Evropa”, citohet ministri Hoxhaj.

Në artikull përshkruhen edhe raportet dhe respekti institucional e shoqëror për trashëgiminë kulturore e fetare, si dhe komunitetin hebraik në Kosovë. Në shkrim citohet edhe kryeministri Hashim Thaçi duke hedhur poshtë pretendimet serbe rreth Kosovës.

“Kosova është një rast unik, dhe si rezultat, pavarësia e saj nuk mund të shërbejë si precedent. Përkundrazi, liria e saj do të jetë një gurëthemel për stabilitetin në Ballkan, i cili do të hyjë në një epokë të bashkëpunimit dhe paqes”, citohet kryeministri Thaçi.

Pesë vjet pas pavarësisë, sipas artikullit, është e qartë se Thaçi kishte të drejtë.

Në artikull thuhet se Izraeli duhet t’i qëndroj besnik parimit të vetëvendosjes, mbi të cilin u themelua dhe se duhet të jetë pjesë e botës së përparuar e cila njeh aspiratat kombëtare të një populli të shtypur që ka vuajtur masakra, përdhunime dhe spastrim etnik.

“Izraeli, mundet dhe duhet të jetë shteti i 100-të që e njeh Kosovën. Jo vetëm për hir të Kosovës, por për hir të vetvetes”, përfundon artikulli i Haaretz.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum