Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Përmbushen kriteret e parapara me marrëveshjen “Stand By” Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Përmbushen kriteret e parapara me marrëveshjen “Stand By” Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës i ka përmbushur me sukses të gjitha kriteret e parapara me marrëveshjen “Stand Bye”, si ato kuantitative, po ashtu strukturore dhe të performansës, të cilat kanë qenë vlerësuara për fund të majit. Kështu u tha në përmbyllje të vizites së FMN-së në Kosovë.



Misioni i FMN-së ka bërë rishikimin e katërt të marrëveshjes “Stand Bye” të arritur me qeverinë e Kosovës. Udhëheqësi i misionit të FMN-së, Johanes Viegand tha se në fokus të vizitës ka qenë rishikimi i katërt i marrëveshjes që është kompletuar, por gjatë takimeve me zyrtarë të qeverisë kanë diskutuar edhe çështje tjera, të rëndësishme për vendin.

“Hapat kryesorë për të cilët është arritur marrëveshje janë tiparet fiskale për vitin 2013-të dhe parametrat kryesorë të buxhetit të vitit 2014-të, i cili do të zhvillohet në bazë të rregullës fiskale e cila do të miratohet nga kuvendi, nga fundi i këtij muaji. Gjithashtu ka pasur progres të mirë në reformat në sistemin financiarë. Zakonisht në është bërë në bazë të programeve të ndihmës të Bankës Botërore për vitin e kaluar”, tha Viegand.

Ministri i financave, Besim Beqaj tha se gjatë diskutimeve me zyrtarë të FMN-së është arritur pajtim në të gjitha pikat e marrëveshjes.

Ministri Beqaj tha se është diskutuar edhe për rishikimin e buxhetit të këtj viti por edhe për parametrat e buxhetit të vitit të ardhshëm. Njëkohësisht është folur edhe rreth performansës ekonomike dhe fiskale të Kosovës, ku është vlerësuar se Kosova po ecën mirë në këto dy fusha.

Guvernatori i Bankës Qendrore Bedri Hamza, tha se Kosova vazhdon të ketë sektor financiar të qëndrueshëm, dhe sektor likuid bankar.

Udhëheqësi i misionit të FMN-së, Johanes Vigand, tha se Kosova e ka përballuar krizën e Eurozonës më lehtë se vendet tjera të rajonit dhe kjo është bërë për shkak të lidhjeve të pakta me vendet e krizës. Por edhe për shkak të remitencave që Kosova i merr nga diaspora. Por për të ndërtuar një ekonomi konkurruese që garanton zhvillim është një sfidë. Prandaj për këtë duhet të merren masa nga ana e qeverisë, që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe me krijimin e ambientit për të bërë biznes.

Sa i përket autostradës Prishtinë Hani i Elezit, që njihet si rruga 6, Vigand tha se ajo është sqaruar në dokumentet e kaluara dhe për këtë ai përsëriti se duhet të përmbushen disa kritere.

“Kushtet për të cilat jemi pajtuar janë të specifikuara në dokumentet e kaluara. Dhe kjo është: e para të bëhet një vlerësim i leverdisë që duhet të bëhet nga BB-ja. Dhe e dyta është që Kosova të ketë një bilanc të caktuar të bilancit bankar para se të përfshihet në një projekt të rrugës 6. Po sa të mbërrihet ky nivel, mendoj se parakushtet janë aty për ta zbatuar rrugën 6, natyrisht në një mënyrë të kujdesshme, në mënyrë që të mos i rëndojë kapacitetet fiskale të vendit”, tha Vigand.

Sa i përket veteranëve të luftës, Vigand tha se për të gjitha përfitimet që propozohen për ta, duhet të përcaktohet kostoja. Ai vlerësoi pozitivisht ecurinë e regjistrimit të tyre, duke thënë se përfitimet që propozohen duhet të përfshihen në kuadër të një kornize të qëndrueshme buxhetore.

Misioni i FMN-së qëndroi në Kosovë prej datës 28 maj. Ndërkaq vizitën e radhës do ta zhvillojë në pjesën e tretë të vitit.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum