Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Lajçak: Në Sllovaki ekziston konsensusi për mosnjohjen e Kosovës Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Lajçak: Në Sllovaki ekziston konsensusi për mosnjohjen e Kosovës Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak ka deklaruar sot se Sllovakia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës pasi që kjo, për Bratisllavën, nuk është çështje politike, veç qëndrim i mbarë shoqërisë.


Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, Lajçak ka thënë se edhe vendi i tij konsideron se Serbia ka bërë sa duhet për ta merituar ftesën e BE-së për fillimin e negociatave mbi anëtarësim dhe ka shfaqur shpresën se ai vendim do të favorizohet më 28 qershor, duke vlerësuar se Qeveria e Serbisë ka marrë vendime të mira dhe ka treguar se është serioze dhe e përgjegjshme ndaj të ardhmes së vendit dhe qytetarëve.

Duke komentuar paralajmërimin e kryeministrit rumun Viktor Ponta se javën e ardhshme do të bisedojë me kolegun sllovak Robert Ficin mbi njohjen eventuale të pavarësisë së Kosovës, Lajçak është përgjigjur: “Kur njerëzit më pyesin kur do ta ndërrojë Sllovakia qëndrimin ose pse ende nuk e ka ndryshuar qëndrimin e vet, unë i pyes a kanë dëgjuar ndonjë politikan, a kanë lexuar ndonjë artikull, kanë dëgjuar ndonjë gazetar, përfaqësues të organizatave joqeveritare apo qytetar i cili ka thënë se Sllovakia duhet ta njoh Kosovën. Nuk kanë dëgjuar”.

Ky qëndrim, sipas fjalëve të tij, mbështetet në rezolutën e Parlamentit sllovak por është përqafuar në mbarë shoqërinë.
“Kjo nuk është çështje e vendimit politik, veç shprehje e gjendjes në shoqëri ashtu që kur kryeministri Ponta të vijë javën e ardhshme, jam i sigurt se do të marrë përgjigje të njëjtë nga kryeministri im”, ka nënvizuar Lajçak.

Duke folur për marrëveshjen ndërmjet Beogradit e Prishtinës, në Bruksel krye-diplomati sllovak ka thënë se “vendimet që ka marrë Qeveria në Beograd vërtetë janë të vështira dhe inkurajuese, por për mua kjo është shprehje e përgjegjësisë së kësaj qeverie ndaj të ardhmes së vendit e të qytetarëve, sepse kjo është bërë premisë e domosdoshme për anëtarësimin e ardhshëm të Serbisë në BE”

Pyetjes çka do të ndodhë sikur njëra nga të dy palët e ngadalëson zbatimin e planit për jetësimin e marrëveshjes së Brukselit, Lajçak i është përgjigjur se në BE dhe anëtarët e saj ekzistojnë mekanizma të mjaftueshëm kontrollues për t’u vërtetuar “kush sa është serioz”.

Serbia, sipas mendimit të tij, duhet të përqendrohet në pjesën e vet të punës, sepse është me rëndësi esenciale që zbatimi të filloj sa më shpejtë, pasi që më 24 qershor do të mbahet takimi i shefave të diplomacisë së BE, e më 28 qershor takim i kryeministrave dhe kryetarëve, dhe deri atëherë duhet të tregohet se marrëveshjet nuk janë vetëm germë e vdekur në letër.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum