Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Krasniqi priti Komisionin për Çështje Evropiane të Parlamentit të Maqedonisë Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Krasniqi priti Komisionin për Çështje Evropiane të Parlamentit të Maqedonisë Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot në takim Komisionin për Çështje Evropiane të Parlamentit të Maqedonisë, të kryesuar nga Hajrula Misini, kryetar i këtij komisioni.


Bashkëbiseduesit vlerësuan se vizitat dhe takimet e tilla janë në frymën e bashkëpunimit e të marrëdhënieve të mira që të dyja vendet, respektivisht parlamentet e tyre, kultivojnë midis tyre.

Kryetari Krasniqi tha se rritja e këtij bashkëpunimi imponon gjetjen e pikave të përafrimit ndërmjet popujve, në të mirë të të dyja shteteve e të rajonit në përgjithësi.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi se Ballkanit i duhet një politikë e re, ndryshe nga e kaluara, duke shikuar kah vlerat që bashkojnë njerëzit. Në funksion të kësaj, Krasniqi shfaqi gatishmërinë e plotë të Kosovës për të qenë pjesë e çdo iniciative që do të krijonte një partneritet në rajon.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Maqedonisë, Hajrula Misini, u fokusua në proceset integruese të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian dhe në strukturat e tjera euro-atlantike, si dhe në sfidat e problemet që dalin gjatë kësaj rruge. Përkitazi me këtë, ai përmendi edhe pengesat që Maqedonia po has në këtë drejtim, si pasojë e kontesteve me Greqinë.

Në takim u vlerësua se duke pasur parasysh që Kosovën dhe Maqedoninë, si dy shtete fqinjë, i lidhin shumë interesa të përbashkëta, ato duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën në çdo proces.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum