Gjatë fundjavës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe nënkryetari i saj, Shpend Ahmeti, qëndruan në Boston dhe Worcester të ShBA-ve
Fillimisht Kurti dhe Ahmeti mbajtën një prezantim në Kennedy School of Government, në Universitetin e Harvardit, para profesorëve, studiuesve dhe studentëve, për çështjen e drejtësisë në Kosovën e pasluftës dhe sfidat e shtetndërtimit.
Pastaj, ata shkuan në Worcester ku nga Kryepeshkopata Ortodokse Shqiptare në Amerikë u takuan me Imzot Nikon, Episkopin e Bostonit, Anglisë së Re dhe Kryepeshkopatës Shqiptare si dhe dy klerikë të Këshillës së Përgjithshme.
Gjatë qëndrimit në Worcester, Kurti dhe Ahmeti morën pjesë në Festivalin Shqiptar treditor i cili mbahet çdo dy vjet dhe grumbullon me mijëra bashkatdhetarë. Këtë vit shënohej edhe jubileu i 30-vjetorit të këtij Festivali.
Kurti dhe Ahmeti u takuan me kryetarin e Bashkisë së qytetit Worcester, Joseph Petty dhe ish kryetaren me prejardhje nga Korça, Kostantina Lukes, e cila tash është anëtare në Këshillin Drejtues Bashkiak. Më pas, ata mbajtën tubim në Bibliotekën Publike të Worcester-it me bashkatdhetarë si dhe një takim me përfaqësuesit e organizatës ”Kombi”. Në pasditen e të shtunës u mbajt një tjetër tubim publik me bashkatdhetarë në Boston nën organizimin e shoqatës ”Kosova Society of Boston”.
Në të gjitha këto tubime e takime, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje shprehën mirënjohjen e thellë për kontributin e paçmueshëm të mërgatës shqiptare si në luftë po ashtu edhe në paqe, paraqitën programin politik dhe alternativën qeverisëse të Vetëvendosjes, si dhe zhvilluan debat të hapur për tema të ndryshme që i preokupojnë bashkatdhetarët në ShBA pa dallime për nga viset shqiptare prej nga ata vijnë.