Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Zhvillohet Forumi i Miqësisë Kosovë– Mali i Zi, “Radovan Zogoviç” Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Zhvillohet Forumi i Miqësisë Kosovë– Mali i Zi, “Radovan Zogoviç” Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Të hënë dhe të martën në Prishtinë, do të zhvillohet Forumi i Miqësisë Kosovë-Mali i Zi, “Radovan Zogoviç”. Ky forum, i organizuar me nismë të Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, me mbështetjen e Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Ministrive të Kulturës të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, si dhe nga Këshilli Britanik dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, do të trajtojë një gamë të gjerë të marrëdhënieve duke përfshirë ekonominë, kulturën dhe diplomacinë.


Republika e Kosovës dhe Republika e Malit të Zi kanë një histori të gjatë të lidhjeve bilaterale dhe kanë shumë pika të përbashkëta të referencave kulturore.

Popullata shqiptare në Mal të Zi dhe popullata malazeze në Kosovë janë ura të lidhjes ndërmjet shteteve dhe mund të shërbejnë si platformë për krijimin e miqësisë së fuqishme ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve.

Një prej këtyre pikave të ndritura të historisë së përbashkët është njëri prej poetëve më të mëdhenj malazez, Radovan Zogoviç.

Zogoviç ka lindur në Mal të Zi, por ka jetuar në Kosovë, dhe në vitin 1932 ka shkruar për mizoritë e kryera nga ana e ushtrisë serbe kundër popullatës shqiptare në rajon. Më vonë, ai ka qenë një autor disident i ndaluar na regjimi komunist. Zogoviç ka ndërruar jetë në Beograd në vitin 1981, por dëshira e tij e fundit ka qenë që të varroset në Kosovën e tij të dashur.

Sot, kur dy vendet janë vendosmërisht të përkushtuara në rrugën drejt integrimeve evropiane, ato kanë bashkëpunim në rritje sidomos në fushat e shkëmbimeve tregtare, ekonomike, kulturore dhe politike.

Më 2013, do të hapen ambasadat e dy shteteve në dy kryeqytetet gjegjëse, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Forumi i Miqësisë Kosovë– Mali i Zi, “Radovan Zogoviç”, organizohet për të shënuar raportet e mira fqinjësore ndërmjet dy shteteve në mënyrë që të shndërrohet në një platformë vjetore të shkëmbimeve.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum