Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kosova përkujton hebrenjtë që u vranë gjatë Holokaustit Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Kosova përkujton hebrenjtë që u vranë gjatë Holokaustit Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Java e Tolerancës në Kosovë, e cila po zhvillohet nga 20 deri më 26 maj, sot shënoi përkujtimin e viktimave të Holokaustit, ndërsa një pllakë e përhershme përkujtimore u zbulua përballë Kuvendit të Kosovës.


Komuniteti hebraik në Kosovë ka pasur një histori të gjatë, duke kontribuar shumë për diversitetin e vendit, ndërsa e bënë Kosovën shtëpi të tyre. Shumë hebrenj u shpëtuan falë kodit të vjetër të nderit, të njohur si “besa”, ndërsa ata ikën nga regjimi për në

Shqipëri, përmes Kosovës, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky kod bëri thirrje në mënyrë specifike për kujdesin për refugjatët.

Fatkeqësisht, shumë hebrenj u vranë në kohën kur nazistët arritën në Kosovë afër përfundimit të luftës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili zbuloi pllakën në një ceremoni zyrtare sot, tha se “po e zbulojmë këtë pllakë përkujtimore për të kujtuar hebrenjtë e Kosovës të cilët u vranë në kampet naziste gjatë Holokaustit. Duhet të nxjerrim mësim nga kjo tragjedi e përmasave të papërfytyrueshme. Të mos i harrojmë kurrë familjet kosovare që shpëtuan popullatën hebraike gjatë kësaj periudhë të errët dhe gjithashtu duhet ta gjejmë forcë sot të lëvizim përtej konfliktit, përtej urrejtjes, për të bashkëpunuar me fqinjët tanë, për t’iu bashkuar komunitetit të kombeve të lira evropiane, liria e të cilëve është ndërtuar mbi gjakun e derdhur gjatë Luftës së Dytë Botërore.”

Thaçi po ashtu theksoi “përderisa ne kujtojmë viktimat e konfliktit, për të arritur pajtimin e vërtetë, gjatë këtij procesi, ne duhet t’i kujtojmë edhe fajtorët”.

I pranishëm në ceremoni, Yosef Levy, ambasador i shtetit të Izraelit, i cili tha se shteti i Izraelit përqafon dhe çmon përpjekjet për të ruajtur kujtimin për viktimat hebraike të Holokaustit në Kosovë.

“Izraeli shpreh mirënjohjen e tij për ripërtëritjen e jetës hebraike në Kosovë, duke përfshirë mirëmbajtjen e varrezave dhe vendosjen e pllakës në vendin e Sinagogës së shkatërruar në Prishtinë”, tha Levy.

Kurse në mbishkrimin në pllakë, në gjuhët shqipe, angleze, hebraike, thuhet:

“Ky është vendi ku ndodhej Sinagoga e fundit e Kosovës më 1963. Kjo pllakë është ngritur në kujtim të hebrenjve të Kosovës që u vranë në kampet naziste gjatë Holokaustit. Populli i Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë ata”.

Vendi i përzgjedhur shënon vendin ku qëndronte Sinagoga e fundit. Ajo u shkatërrua nga regjimi komunist në vitet 1960-ta për t’u zëvendësuar me arkitekturën socrealiste, siç ishin shkatërruar edhe objektet të tjera të rëndësishme të trashëgimisë kulturore duke përfshirë pazarin e vjetër të qytetit.

Pjesë e kësaj mbrëmjeje është edhe një prezantim nga arkitektët e “Ron Arad Architects” për projektet e trashëgimisë hebraike në Muzeun Etnologjik. Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, dhe Jason Steinbaum, shef i stafit të kongresistit demokrat, z. Eliot Engel, i cili ka mbështetur Kosovën për një kohë të gjatë, do t’iu drejtohen të pranishmëve.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës po ashtu do të organizojë një darkë për mysafirët, ku folës kryesor do të jetë rabini Levi Matusof nga Parlamenti Evropian i Rabinëve.

Një ekspozitë fotografike nga libri “Besa – Myslimanët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, nga Norman H. Gershman, do të hapet si pjesë e Konferencës Ndërfetare, që do të mbahet më 24-26 maj në Pejë, e cila do të tubojë gati dyqind përfaqësues të komuniteteve, prijës fetarë dhe ekspertë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.
(Kosovapress)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum