Përparim i dukshëm është arritur në sektorët e policisë dhe drejtësisë në takimin dyditor të ekipeve për zbatimin e marrëveshjes Beograd-Prishtinë, ka deklaruar Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë Tomisllav NIkolliq.
Ai ka thënë se fryma në të cilën janë zhvilluar bisedimet ka qenë konstruktive dhe ka thënë se pret marrëveshje të mundshme, po që se nuk ka tërheqje dramatike nga teksti i marrëveshjes.
Gjuriq ka thënë se pesë grupet punuese kanë diskutuar në mënyrë intensive gjatë dy ditëve detajet “me qëllim të sigurimit të të drejtave politike dhe mbrojtjen e pronës personale dhe sigurinë e serbëve të Kosovës”. Sipas tij, bisedimet do të vazhdojnë të martën dhe të mërkurën në Bruksel.
Bisedimet kanë nisur të enjten me takimet dypalëshe të drejtorit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Fernando Gentilini, me delegacionet e të dyja vendeve.
Ekipi i Kosovës u drejtua nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ndërsa ai i Serbisë nga Marko Gjuriq.
(REL)