Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Dakordohen për krijimin e një zone të lirë ekonomike Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Dakordohen për krijimin e një zone të lirë ekonomike Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur sot në një takim Ministrin e Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sulltan Saeed Al Mansoori, me të cilin është dakorduar që të ketë një bashkëpunim në fushën e turizmit dhe krijimin e zonës së lirë ekonomike në komunën e Gjakovës, në të cilin vend gjendet aeroporti ushtarak.



Zëvendëskryeministri, Pacolli insiston në këtë projekt, duke thënë se kjo mundësi nuk duhet të lëshohet, pasi që i sjellë përfitime të mëdha Kosovës.

Pas takimit, Ministri Ekonomisë nga shteti i Emirateve ka thënë se shteti i tij ka një rol të fuqishëm ekonomik, duke shtuar se ato praktikat të cilat i kanë sjellë të arritura dëshiron t’ia ofrojë edhe Kosovës. Al Mansoori ka theksuar se ka një dakordim për disa çështje, por, sipas tij, duhet që edhe pala kosovare të ofroj projektet në fushat e caktuara.

“Ne u dakorduam me zëvendëskryeministrin që në disa fusha të caktuara të fillojmë bashkëpunimin, në fushën e turizmit, të zonës së lirë që u përmend nga zëvendëskryeministri, aeroporti. Ne si Emirate konsiderohemi si vendi më i fuqishëm në botë për investime por ajo që është e rëndësishme që edhe pala kosovare duhet të ofroj projekte në fusha të caktuara”, ka theksuar Al Mansoori.

Ai ka thënë se këto raporte në të ardhmen të ndërtohen përmes shkëmbimeve tregtare dhe vizitave të zyrtarëve mes dy vendeve. Një çështje tjetër që ka pasur dakordim mes të dyve ka qenë edhe tregtia, por Al Mansoori ka theksuar që deri në vitin e ardhshëm duhet të shihen edhe çështjet praktike në bisedimet që janë zhvilluar.

Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli ka thënë se ai është një përkrahës i madhe i një zone të lirë ekonomike. Për këtë qëllim ai e sheh si shumë të nevojshme krijimin e një zone të tillë ekonomike edhe në komunën e Gjakovës, në aeroportin ushtarak të kësaj komune.


“Unë e kam parë si ngritët ekonomia dhe ideja për të krijuar një zonë të lirë ekonomike në Gjakovë nuk është e re. Unë për këtë ide flas që pesë vite e këndej dhe tani është momenti kur ne kemi një gjysmë marrëveshje, pothuajse një marrëveshje me miqtë tanë italian të cilët gjatë këtij viti do të bëjnë dorëzimin e aeroportit dhe këtë moment ne nuk duhet të lëshojmë. Aty rreth aeroportit do të krijohet një zonë e lirë ekonomike, ku do të hynë çdo gjë pa asnjë taks, asnjë TVSH, do të përpunohet dhe ajo që mbetet në Kosovë normalisht nuk paguhet TVSH-ja, ajo që eksportohet nuk është objekti i TVSH-së as i doganave”, është shprehur Pacolli.

Sipas tij, prodhuesit evropian që instalojnë prodhimtarit e tyre do të shfrytëzojnë fuqinë punëtore dhe profesionale të Kosovës. Zëvendëskryeministri Pacolli nuk ka mundur të jap një shumë se sa do të jenë investimet nga jashtë në zonë të lirë ekonomike, por ka thënë se janë miliona.

Ministri Al Mansoori ka takuar edhe zëvendëskryeministren dhe njëherë ministren për Tregti dhe Industri, Mimoza Kusari-Lila dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.
I pyetur nëse ministrat e PDK-së kanë injoruar mysafirin Al Mansoori, Pacolli ka ka mohuar këtë gjë, duke thënë se Qeveria e Kosovës është unike.

“Jo nuk është e vërtet. Kjo nuk është në rregull, pyetja nuk është me vend, se ne i kemi ftuar. Ju e dini që kryeministri është jashtë vendit, shumë ministra janë jashtë vendit dhe ne këtë vizitë e realizojmë me fuqinë politike që e kemi këtu për këtë ne e kemi ftuar edhe Odën Ekonomike edhe komunitetin e biznesit dhe ministrin e Bujqësisë, Blerand Stavileci. Kështu që Qeveria e Kosovës është unike nuk është e ndarë në dikastere sipas partnerëve të koalicionit”, ka deklaruar Pacolli.

Ministri i Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arbe, Sulltan Saeed Al Mansoori ka zhvilluar takime në Kosovë edhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar të sektorit të ekonomisë.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum