Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Sfida të shumta për avokaturën në Kosovë Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Sfida të shumta për avokaturën në Kosovë Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Oda e Avokatëve të Kosovës, aktivitetin për shënimin e 40 vjetorit e ka filluar në sheshin Nëna Terezë, duke dhënë ndihmë juridike falas me qëllim këshillimi për çështje me interes për qytetarët e Kosovës ka treguar kryetari i saj, Ibrahim Dobruna.


Tjetër aktivitet ishin dhënia e gjakut nga ana e avokatëve me qëllim humaniteti, për të cilin kryetari Dobruna ka thënë se ka disa vjet që e realizojnë dhe është bërë traditë për pjesëtarët e Odës së Avokatëve të Kosovës.

“Ne si Odë e Avokatëve të Kosovës po bëjmë përpjekje që t’i krijojmë kushte dhe mundësi avokatëve që sa ma lehtë të përballen me sfidat dhe kërkesat, ka numër të sfidave jashtëzakonisht të mëdhaja, është problemi ekskluzivisht te mosfunksionimi ende i sistemit gjyqësor në nevojat dhe përmasat e kërkesave që i kemi dhe aktualisht ne po bëjmë të pamundurën që t’i ndihmojmë edhe gjyqësorit që ai para së gjithash të jetë i pavarur jashtë çdo ndikimi dhe të njëjtën kohë të jemi në shërbim të qytetarit për realizim të të drejtave që ju garanton kushtetuta dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës”, ka pohuar Dobruna.

Po ashtu, sipas tij, gjatë shënimit të këtij përvjetori për tri ditë, janë të ftuar përfaqësues të Odave të Avokatëve nga Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, si dhe përfaqësues nga Gjermania dhe Amerika.

Përfaqësuesja e qendrës Kombëtare për Gjykatat Shtetërore me seli në Uashington, Mary Campbell, e ka vlerësuar aktivitetin si shumë të rëndësishëm dhe, sipas saj, juristët edhe në SHBA por edhe në Kosovë duhet ta mbështesin sundimin e ligjit.

“Kështu që qytetarët të mund të shohin se pavarësisht nëse kanë probleme familjare, probleme civile, probleme pronësore. Një nga detyrat e avokatit është që qytetarit t’ia shpjegoj të drejtat e tij dhe t’i shpjegojë mbrojtjen të cilën ia jep kushtetuta, dhe në këtë mënyrë kushtetuta bëhet një dokument i gjallë, i cili në fakt i shërben qytetarit dhe nuk është pjesë e pushtetit apo e qeverisë, por është e tyre”, ka thënë Mary Campbell.

Mungesa e ligjit për dekonfiskim është njëra prej çështjeve, për të cilën disa qytetarë janë interesuar të dinë rreth fatit të pronave të tyre të konfiskuara kryesisht pas periudhës së luftës së dytë botërore.


Kurse përfaqësuesi i Agjencisë për zhvillim ndërkombëtarë i Shteteve të Bashkuara, Genne Gibson, ka folur për sistemin e drejtësisë dhe sistemin gjyqësorë në Kosovë.

Sipas Gibson, janë tri gjëra kryesore më të cilat ballafaqohet sistemi i drejtësisë në Kosovë. Ai ka thënë se nga 50 për qind të diplomuara femra vetëm 20 për qind e tyre janë aktive në profesionin e avokatëve, një tjetër sfidë, sipas tij, është edhe ofrimi i shërbimit falas nga pak avokatë dhe mungesë e specializuesve në fusha të caktuara të avokatëve.

Velija Muriq, përfaqësues i Odës së Avokatëve nga Mali i Zi, ka thënë se avokaturën e Kosovës e konsideron si diçka të veten dhe po ashtu ka kërkuar thellim të bashkëpunimit ndërshtetëror, duke e mbështetur iniciativën për themelimin e Shoqatës Ballkanike të Avokatëve.

“Avokatët janë promovues të krijimit të urave të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit. Do të isha edhe më i lumtur nëse kolegët tanë tjerë, ne avokatët pra të jemi një shembull për organet e gjyqësorit por edhe për zyrtarët e institucioneve tjera shtetërore që në kohën sa më të afërt ta vënë këtë bashkëpunim reciprok”, ka pohuar Muriq.

Përfaqësuesi i Odës së Avokatëve të Shqipërisë, ka thënë se profesioni i avokatit ishte i harruar në Shqipëri dhe vështirë i futur në vijueshmërinë e punës. Ai, po ashtu, ka thënë se bashkëpunim është i mangët dhe se ky bashkëpunim duhet të jetë real dhe jo vetëm me fjalë.

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) është një organizatë vetëqeverisëse, demokratike e avokatëve kosovarë e cila vepron, si e pavarur nga organet shtetërore. Avokati i parë ishte regjistruar në vitin 1974. mirëpo, fillet e para të avokaturës dhe ndihmës juridike në Kosovë i hasim pak para fillimit të luftës së II Botërore.

Atëherë, me shërbimet e avokaturës, është marrë tani i ndjeri, Hivzi Sylejmani. Gjatë Luftës II, në pjesën e territorit të Kosovës e cila ishte nën qeverisjen shqiptare të instaluar nga Italia, e në të cilën bënte pjesë edhe Prishtina, ishte e mbuluar me sistemin e gjykatave, të vendosura nga po ajo qeveri.
(Kosovapress)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum