Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kandiq: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, më i rëndësishmi Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Kandiq: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, më i rëndësishmi Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Qeveria e Serbisë duhet të flasë për të kaluarën duke u bazuar në fakte. Duhet të njohë institucionet e Kosovës. Të pranojë viktimat. Në këtë mënyrë, aktivistja Natasha Kandiq, sheh edhe normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtorja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd thotë se detyrë shumë e vështirë, por shumë e rëndësishme do të jetë edhe hapja e urës në lumin Ibër.




”Besoj në këto bisedime dhe në këtë normalizim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, sepse para kësaj nuk ka pasur asnjë ide të ngjashme. Prejse kanë nisur bisedimet në Bruksel, në nivel të lartë, në të cilat kanë marrë pjesë kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, vihen re ndryshime në realitet, në jetë”, theksoi ajo.

Sipas saj, janë lëvizje të vogla, por, ajo që është më e rëndësishme, është se në media është zhdukur gjuha armiqësore, e cila është përdorur me vite. “Nga të dyja palët ka vlerësim. Për herë të parë thuhet kryeministri i Kosovës. Më herët, në shtypin serb është quajtur kriminel, ka bërë këtë e këtë, ndërsa tani pranohen cilësitë e tij në këtë dialog. Ky është fillimi i ndryshimeve”, deklaroi ajo.

Sipas saj, normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është më i rëndësishmi.

“Reagimet e njerëzve të thjeshtë janë të mira. Kanë pranuar edhe Marrëveshjen e Brukselit. Të gjithë kanë marrë frymë më lirshëm. Të gjithëve u është mërzitur ajo armiqësi me Kosovën. Kjo është e rëndësishme. Por, ka edhe një pjesë të vështirë të procesit, për të cilën as qeveria e sotme nuk flet asgjë – nuk flet për atë se çfarë ka ndodhur më 1998,1999 dhe 2000 në Kosovë. Edhe kur flitet, flitet në një mënyrë politike me shumë pak fakte. Faktet janë të rëndësishme dhe për të kaluarën duhet të flasim në bazë të tyre. Të ndalojmë së foluri gënjeshtra”, theksoi Kandiq për REL.

Shoqëria civile, sipas saj, duhet të jetë promovuesja e përhershme e pajtimit, por të pajtimit në atë kuptim që të njihen viktimat, të njihen autorët. “Detyrë e shoqërisë civile është që gjithmonë të sjellë të dhëna për autorët dhe të kërkojë atë debat për të kaluarën. Për aq sa të jetë e suksesshme shoqëria civile, aq do të ketë edhe debat për të kaluarën”, tha ajo.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum