Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kërkohen gërmime në lokacionet ku dyshohet për mbetje mortore Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Kërkohen gërmime në lokacionet ku dyshohet për mbetje mortore Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka kërkuar edhe një herë që pala serbe të nis gërmimet në Komunën e Rashkës dhe në fashtin Svircë në pjesën kufitare Kosovë-Serbi.


Kreu i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prenk Gjetaj ka ripërsëritur kërkesën që pala serbe të nisë procedurat për gërmimin e lokacioneve ku dyshohet për mbetje mortore. Janë disa lokacione të cilat i përkasin komunës së Rashkës.

“Ne e kemi bërë kërkesën për tri vende të dyshuara si varreza masive.Prandaj, kemi kërkuar që pala e Beogradit të përshpejojë procedurat për fillimin e gërmimit në tri lokacione, të gurorja, në një vend të quajtur Jallovishte si dytësor dhe në një liqe artificial që gjendet aty afër”, tha Gjetaj.

Një lokacion tjetër për të cilin pala kosovare ka bërë kërkesë për gërmim është ai në fshatin Svircë, tha Gjetaj.

Ndryshe Lina Melner Përfaqësuese e Komitetit të Kryqit të Kuq, po ashtu në këtë takim bëri të ditur se është përgatitur publikimi i ri i librit për 1700 personat e zhdukur.

“Secili person, qoftë ai nga shoqëria civile apo nga institucionet të cilët mund të kenë informacione për personat të cilët janë në këtë libër, ftohen t’i sjellin ato informata. Ideja është se ky libër nuk është i arritshëm vetëm në misionin qeveritar apo për ne, por ky do të shpërndahet në ditët e ardhshme në gjithë Kosovën dhe Serbinë, kështu që çdo kush që e njeh dikë apo që di që është i zhdukur dhe i mungon emri, të informojë dhe kjo lista ka mundësi të përditësohet”, tha Melner.

Nga Këshilli Koordinues i Asociacionit të Familjarëve të të Zhdukurve, pati një kërkesë. Haki Kosumi tha se është e nevojshme që raportimi nga ky komision të jetë edhe në formën e shkruar. E gjithë kjo sipas Kosumit, për të krijuar mundësi që procesi të jetë më i qartë.

“Ju lutem në interes të përgjithshëm, raportimi të bëhet jo vetëm gojor por edhe me shkrim ngase ky i obligon palët që të rrisin transparencën dhe garanton së paku rezultate ose përcjellje të procesit”, tha Kosumi.

Nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur u tha se raportimet çdo herë dokumentohen. Derisa, kreu i këtij komisioni, Prenk Gjetaj tha se shumë shpejtë fotografitë e personave të zhdukur do të punohen dhe do të vendosen në sheshin ‘Nënë Tereza” në Prishtinë.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum