Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Britania, partner i fuqishëm për Kosovën Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Britania, partner i fuqishëm për Kosovën Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Londër, ka takuar sot anëtarët e Grupit Gjithëpartiak në Parlamentin Britanik për Kosovën.


Kryeministri Thaçi në takimin me parlamentarët, lordin Peter Bowness, lordin George Robertson, Mark Pitchard dhe Tony Baldry, i ka njoftuara ata për zhvillimet e fundit në vend, sidomos për përgatitjet për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë më 19 prill, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kryeministrit Thaçi në takim ka theksuar se Republika e Kosovës është thellësisht e përkushtuar për implementimin e të gjitha kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit dhe në këtë kuadër përkushtimi institucional për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është në funksion të perspektivës evropiane të rajonit.

Nga ana e tyre, parlamentarët u shprehën të kënaqur me progresin e arritur në Kosovës, duke vlerësuar sidomos faktin që në pesë vitet që kur është shpallur shtet i pavarur, Kosova është duke u konsoliduar çdo ditë e më tepër. Gjatë kësaj periudhe, Kosova ka arritur të jetë pjesë e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Parlamentarët e siguruan kryeministrin Hashim Thaçi se Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë një partner i fuqishëm për Kosovën edhe në të ardhmen, duke e ndihmuar që të jetë një shtet i përkushtuar për qytetarët e saj, thuhet në komunikatë.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum