Administrata komunale e Skenderajt ka protestuar edhe sot për 30 minuta, kundër arrestimit te Sami Lushtakut dhe ish-pjesëtareve të tjerë të UÇK-së. Organizatoret kanë thënë që protesta do të vazhdojë deri në fund të javës, ndërsa më pasë do të shqyrtohen format e tjera të shprehjes së pakënaqësisë.
Kjo protestë, që po mbahet që nga e hëna, është formë e kundërshtimit dhe shprehje e pakënaqësisë ndaj arrestimeve të fundit të ish-komandantëve të UÇK-së. Edhe sot kërkesat e protestuesve kanë qenë të njëjta; lirimi sa më shpejtë dhe heqje e akuzave nga EULEX-i ndaj ish-pjesëtareve të UÇK-së.
Ata po ashtu u shprehen se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër, dhe se të akuzuarit për krime lufte janë të pafajshëm.
Në proteste kanë marrë pjesë edhe stafi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, përveç Shërbimit të Emergjencës. Edhe sot protesta ka zgjatur për 30 minuta, me pas të gjitha shërbimet e Administratës komunale kanë funksionuar normalisht. Protesta do të vazhdojë edhe nesër.
(RTK)